LAJMI I FUNDIT:

“Alternativa” ka ftuar Vjosa Osmanin, Lumir Abdixhikun e Dastid Pallaskën

“Alternativa” ka ftuar Vjosa Osmanin, Lumir Abdixhikun e Dastid Pallaskën

Themeluesit e subjektit të ri politik “Alternativa”, Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda, kanë theksuar se kanë komunikuar më figura të njohura politike dhe të shoqërisë civile, që ata të bëhen pjesë e iniciativës së re politike.

Në emisionin “Rubikon” të gazetarit Adriatik Kelmendi, Kusari-Lila ka thënë se kanë biseduar me deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, avokatin Dastid Pallaska dhe ekonomistin Lumir Abdixhiku, transmeton Telegrafi.

“Jemi takuar me Vjosën shumë herë dhe kjo është publike. Natyrisht, ideja e Vjosës ka qenë reformimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) – përbrenda. Ajo i ka gjithmonë dyert e hapura në ‘Alternativë’, për mënyrën se si ushtron demokracinë dhe se si ka treguar kulturë të lartë parlamentare. Me Lumirin gjithashtu kemi pas takime. Ka pasur shumë fjalë për bashkëpunimin tonë, shumë para se të takoheshin. Lumiri në një moment është shprehur se kur mendon të hyjë në politike, do ta shqyrtojë ofertën tonë. Dastidi ishte pjesë e diskutimeve dhe më pastaj një shkëputje e tij. Ne e respektojmë vendimin e secilit”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori