Real Madrid ka kohë që është vënë pas Alphonso Davies. Ata po mendojnë një lëvizje gjatë verës, pasi çmimi i kërkuar nga Bayern Munichut u konsiderua si i tepruar për një lojtar me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale. Tani, Los Blancos do të presin dhe synimi i tyre është që tani të marrin kanadezin si lojtar të lirë në korrik 2025.  Ata janë të sigurt se do ta bëjnë këtë, pasi besimi i tyre është se Davies nuk do të nënshkruajë një zgjatje të kontratës me klubin nga Bavaria.  Në këtë fazë është raportuar se Bayern Munich po i humb shpresat për të mbajtur mbrojtësin kanadez . 

alphonso daviesDavies ka folur me Bild për të ardhmen e tij. Ai pranoi se nuk po shikon shumë përpara, pasi vendimet e rëndësishme ia lë për momentin agjentit të tij.


 “Jam plotësisht i fokusuar te Bayern Munich. Pavarësisht nëse do të qëndroj apo do të largohem nga klubi, unë do ta mbaj gjithmonë këtë klub në zemrën time”. “Pyetje e mirë, por duhet të pyesni agjentin tim për këtë gjë”, deklaroi mbrojtësi. 

Në këtë fazë, duket më e mundshme se Real Madrid do të nënshkruajë me Davies falas verën e ardhshme, por ka ende shumë kohë që gjërat të ndryshojnë./Telegrafi/  

telegrafi sport app