Edicioni i dytë i konferencës unike të marketingut digjital vjen në muajin tetor. Është viti i dytë që AllWeb mirëpret folësit më të mirë nga e gjithë bota për të vënë në dukje mjedisin gjithnjë e në ndryshim të marketingut digjital. Ky event, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri do të organizohet më 12 tetor në Tirana Business Park.
“Ne do të donim që kompanitë, organizatat dhe sipërmarrësit tanë të dëgjonin se si kolegët e tyre nga tregjet ndërkombëtare dhe rajonale po integrojnë marketingun digjital me strategjitë e tyre të biznesit. Në faqen e internetit të konferencës allweb.al ne kemi vënë në dispozicion biletat ‘early birds’, në mënyrë që të mund të plotësojmë nevojat e të gjitha kompanive, organizatave dhe individëve që duan të bashkohen me ne më 12 tetor”, tha Gerti Boshnjaku, themelues i New Media Communications, agjencia që organizon eventin në Shqipëri.
Më shumë se 200 pjesëmarrës priten këtë vit, ndër të cilët menaxherë marketingu, përfaqësues të agjencive të marketingut dhe PR, menaxherë drejtues të lartë, sipërmarrës madje edhe studentë.
“Ne synojmë të zgjerojmë gamën e temave që do të diskutohen këtë vit, duke patur parasysh reagimet pozitive që morëm nga pjesëmarrësit vitin e kaluar”, – shton Boshnjaku. “Rendi i ditës është menduar mirë dhe folësit janë zgjedhur në mënyrë që secili pjesëmarrës të ketë të preferuarin e tij.”
Koncepti është që të ketë shumë prezantime të shkurtra, por jashtëzakonisht të dobishme të shoqëruara me sesionin e Q & A (pyetje-përgjigje) dhe një panel për një diskutim më të thellë mbi temat që lidhen me tregun lokal. Pjesë e rrjetëzimit dhe shkëmbimi jozyrtar i ideve me aktorët kryesorë të industrisë përfshihet gjithashtu në paketë.
Ja cilët janë disa nga folësit e konferencës:
Peter Szanto – Individ krijues, folës në TEDx dhe themelues i SpringTab. Në AllWeb ai do të ndajë njohuritë e tij se si të përmirësoni performancën tuaj në internet duke parë dhe kuptuar se për çfarë janë të interesuar vizitorët tuaj. Ai do të thellohet më tej në matje dhe optimizim me qëllim që t’u tregojë kompanive se si të kuptojnë se çfarë duan njerëzit dhe të marrin përfitime më të larta nga aktivitetet e tyre në internet.
Heimo Hammer – “Mister Digital i Austrisë” dhe pronari i Kraftwerk Group, me background-in e tij arsimor dhe profesional në marketing, reklamim dhe teknologji informacioni, do të diskutojë sfidat dhe mundësitë për multi-channel marketingun shumë-dimensional.
Për më tepër informata kontaktoni me:
Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose marketing@newmedia.al
Si edhe me Darko Bulldioski, në 070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk
Për më tepër informata rreth folësve, programit dhe për vetë konferencën mund të gjeni në www.allweb.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë