LAJMI I FUNDIT:

Allegri: Tash Ronaldo ka më shumë përgjegjësi, edhe ai do të jetë pjesë e rotacionit

Allegri: Tash Ronaldo ka më shumë përgjegjësi, edhe ai do të jetë pjesë e rotacionit
(Foto: Screenshot/Twitter/JuventusFC)

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se Cristiano Ronaldo ka akoma më shumë përgjegjësi dhe se duhet të përfshihet në rotacion gjatë sezonit të ri.

Strategu italian ka folur në një konferencë për media pas rikthimit të tij në Allianz Stadium, ku kishte qëndruar për pesë vite dhe ku fitoi 11 trofe.

Derisa mediat spekulojnë se superylli portugez mund të largohet drejt Paris Saint-Germainit, Allegri beson se 36-vjeçari do të qëndrojë në Torino.


“Ronaldo është një lojtar i shkëlqyer dhe një njeri i mençur. Bisedova me të dje (e hënë) njësoj siç kam biseduar edhe me tjerët”.

“E kam refuzuar Real Madridin, pasi e dua Juventusin” – Allegri zbulon ofertën nga Los Blancos
Lexo po ashtu “E kam refuzuar Real Madridin, pasi e dua Juventusin” – Allegri zbulon ofertën nga Los Blancos

“I thashë se ky është një sezon i rëndësishëm dhe se jam i lumtur që e takoj sërish, tash ai ka akoma më shumë përgjegjësi, sepse para tre vitesh kishim skuadër me më shumë përvojë, derisa tash kemi lojtarë më të rinj”.

“Pres shumë nga ai në aspektin e përgjegjësisë, ai është në gjendje të mirë dhe në formë. Ka momente të ndryshme gjatë sezonit kur luajmë nga një ndeshje çdo tri ditë dhe do të më duhet ta ndryshoj skuadrën, duke i përfshirë të gjithë lojtarët”, ka deklaruar Allegri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori