Prozë poetike nga: Arthur Rimbaud
Përktheu: Muhamed Kërveshi
Flas për veten time. Historia e njërës nga budallallëqet e mia
Një kohë të gjatë mburresha se më takonin të gjitha peizazhet e mundura dhe më dukej qesharake kur thuhej se piktura dhe poezia moderne kanë famën e tyre.
I doja pikturat idiote, mbi dyer zbukurimet, perdet e pehlivanëve, format, mbishkrimet popullore, letërsinë dalë nga moda, latinishten që përdorej në kisha, librat me temë dashurinë pa ortografi, romanet, ronet e stërgjyshërve tanë, përrallat për zanat, vepërzat për fëmijët, operat e vjetra, refrenet e përsëritura shpesh, ritmet e shpejta.
Ëndërroja kryqëzata, udhëtimet për të bërë zbulime për të cilat pak dihet, shtete pa histori për të kaluarën e tyre, luftëra fetare të ndërprera, revolucione të dokeve, shpërngulje të racave njerëzore dhe kontinente: unë u besoja të gjitha magjepsjeve.
E di se çfarë ngjyrash të veçanta kanë zanoret! A e zezë, E e bardhë, I e kuqe, O e kaltër, U e gjelbër. Unë e caktova trajtën dhe lëvizjen e të gjitha bashkëtingëlloreve dhe, me ritme të instinkteve. Unë mburrem se e gjeta një fjalë poetike të përshtatshme jo veç për sot por edhe për nesër, me të gjitha kuptimet e duhura. Mua më takonte përkthimi, askujt tjetër.
Së pari kjo qe një studim i dobishëm. Unë shkruaja për qetësitë, për netët. Shënoja edhe atë që me fjalë nuk mund të thuhej.
Unë e përqendroja mendjen në dalldisjet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes dramaturgu i njohur, Petrit Imami

Tekstin e këngës “Kur më vjen burri nga stani”, Tefta Tashkos ia shkroi Lasgush Poradeci

Iluminizmi francez dhe dy burra: Napoleon Bonaparti dhe Bethoven

Libraria “Dukagjini”, ofron të gjitha librat për mësimin e gjermanishtes në shkollat e Kosovës

Beteja e Albulenës: 560 vjet nga fitorja e pazakontë e Skënderbeut

Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës