Shkrimtarja, publicistja e gazetarja Alketa Gashi Fazliu do të nderohet në Greqi me medaljen e artë "Aleksandri i madh"

Me këtë çmim nderohen personalitete të shquara nga e mbarë bota, njerëz dhe organizata për kontributet e tyre nga fusha e shkencës, letërsisë, politikës, arteve dhe sportit!


Ky çmim i cili është nën kujdesin e UNESCO-s jepet që nga viti 1985.

Shkrimtarja Alketa Gashi Fazliu do të nderohet për kontributin e saj në fushën e letërsisë, arteve dhe të mirës së përgjithshme.

377406057 1162270708080378 7959465136863829678 n

Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore do ta mbahet në ishullin historik të Salaminës me prezencën e autoriteteve kulturore dhe bashkiake të qytetit dhe përfaqësueseve nga UNESCO.

Ceremonia e dhënies së çmimit mbahet në muajin tetor në Greqi dhe Alketa Gashi Fazliu është fituesja e edicionit të 39-të të ndarjes së këtij çmimi! /Telegrafi/