Alisson do të mungojë deri në gjashtë javë te Liverpooli

264:"LIVERPOOL, ENGLAND - AUGUST 09: Alisson Becker of Liverpool leaves the pitch following an injury during the Premier League match between Liverpool FC and Norwich City at Anfield on August 09, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images) 12:"Getty Images
Alisson Becker ka pësuar lëndim mbrëmë në fitoren 4-1 të Liverpoolit ndaj Norwich Cityt qysh në startin të sezonit 2019/20 në Ligën Premier.
Portieri brazilian u lëndua në minutën e 37-të, ndërsa u detyruar të largohej nga fusha, derisa u zëvendësua nga Adrian (39’).
Sipas asaj që raporton Daily Mail, gardiani kryesor i The Reds pritet të mungojë deri në gjashtë javë shkaku i lëndimit.
Mediumi anglez më tej raporton se Alisson do të humbiste javën e parë të Ligës së Kampionëve të fazës së grupeve, e që natyrisht se do të ishte hendikep i madh për gjashtë herë kampionin evropian.
Portieri brazilian ka pësuar lëndim në muskulin e këmbës së djathtë, andaj do i duhet kohë deri në gjashtë javë për t’u rikuperuar. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
10/08/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































