Maqedonia e Veriut debutoi me humbje 3-1 ndaj Austrisë në Kampionatin Europian, teksa episodi më i shëmtuar i ndeshjes ishte kur sulmuesi austriak Arnautoviç shpërtheu në të shara ndaj Ezgjan Alioskit.
Vetë futbollisti shqiptar dha një intervistë për Digitalb, ku sqaroi incidentin me sulmuesin austriak dhe konfirmoi besimin se Maqedonia e Veriut mund t’ia dalë të kalojë fazën e grupeve të Europianit.
“Ishte shumë bukur dhe emocion shumë i madh kur zbritëm në stadium. E prisnim më ndryshe, pasi donim të merrnim të paktën një pikë, por në fund e humbëm lojën. Jemi të mërzitur për këtu, por kemi ndeshje të tjera dhe duhet të shohim përpara. Kemi qenë të emocionuar, pasi ishte përvoja jonë e parë në një kompeticion të këtillë”, ka thënë Alioski.
“Në ndeshje të tilla është normale që lojtarët të përjetojnë tension dhe të dalin nga kontrolli, por më e bukura është kur në fund sqarohet gjithçka dhe pajtohesh. Unë me Arnautoviç folëm pas ndeshjes dhe u sqaruam, pasi më kërkoi ndjesë dhe erdhi edhe në dhomën tonë e më dha dorën, duke u treguar shumë fair. Nuk e kam dëgjuar çfarë ka thënë, pasi po festonin tifozët, por folëm në gjermanisht pas ndeshjes dhe u pajtuam pas ndeshjes. Është diçka që ndodh, pasi në ndeshje të kapin emocionet në ndeshje, por më e mira është kur sqarohet gjithçka”.
“Në çdo ndeshje që luaj, unë dua të bëj më mirë se takimi paraardhës. Nuk kam qenë në maksimumin tim dhe mund të bëj më mirë, por në tërësi bëmë një ndeshje të mirë. U mbajtëm mirë për 75 minuta dhe do ishte mirë të merrnim një barazim, megjithatë kemi ndeshje sërish dhe duhet të ndryshojmë menjëherë”.
“Unë kurrë nuk e humb besimin dhe shpresoj që edhe ekipi të vijojë të besojë, pasi kjo është kryesore në një garë. Me Ukrainën duhet të shkojmë me besim për të fituar dhe jam i sigurt që mund të bëjmë mirë, sic kemi bërë edhe ndaj Gjermanisë, apo Austrisë për 75 minuta. Shpresoj marrim 3 pikë ndaj Ukrainës, që të luajmë një finale ndaj Holandës”, ka përfunduar lojtari shqiptar që përfaqëson Maqedoninë e Veriut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit” – Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore