Liderët e partive LSDM dhe BDI, respektivisht Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti u takuan sot në Kuvend, konfirmojnë për TV24 burimet partiake. Zgjerimi i shumicës parlamentare ishte në agjendën e dy liderëve. Bisedimet me partitë opozitare tashmë janë shpallur nga kryeministri Zaev.

Në takimin me Ahmetin, u diskutuan dhe për çështje të tjera politike aktuale. Burimet thonë se ishte një takim tet-a-tet dhe se më shumë detaje mund të thuhen nga vetë Zaevi dhe Ahmeti.


BDI zyrtarisht konfirmoi takimin në një deklaratë partiake pas një takimi të udhëheqësit të tyre me ambasadorin e Gjermanisë në Maqedoni, ku Ahmeti tha se përpara se të fillojnë bisedimet për zgjerimin e shumicës, së pari duhet shikuar edhe aspiratat idelogjike dhe politike për t'u bashkuar me shumicën parlamentare./Telegrafi/