Alexander Skarsgard tërheq vëmendje në Kanë me çizme të pazakonta lëkure

Aktori suedez, Alexander Skarsgard, (48 vjeçar) tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë.
Në premierën e “The Phoenician Scheme”, ai erdhi me një kostum klasik të zi me një xhaketë pak më të gjatë, por ajo që shumica e njerëzve vunë re ishin këpucët.
Për këpucë, ai zgjodhi çizme lëkure të zeza që arrinin deri në mes të kofshës.

Aktori erdhi për filmin e ardhshëm “Pillion” me këtë veshje. Në të, ai luan rolin e motoristit Ray, i cili fillon një lidhje me Colin (Harry Melling).
Ata fillojnë të jetojnë së bashku, dhe Colin bën punët e shtëpisë për Ray-n dhe bashkohet me bandën e tij të motoristëve.

Pas takimit të tyre të parë së bashku, Ray zhduket plotësisht, dhe më pas Colin regjistrohet në një aplikacion takimesh.
Kjo ishte paraqitja e parë e Skarsgard në Festivalin e Filmit në Kanë pas katër vitesh.

Ai u shfaq për herë të fundit në tapetin e kuq për të promovuar filmin e Lars Von Trier, “Melancholia”, në të cilin luajti përkrah babait të tij, Stellan.
Kujtojmë që aktori ka arritur role të shumta të rëndësishme gjatë karrierës së tij.
Shumica e njerëzve e kujtojnë atë për rolet e tij në “True Blood”, “The Stand”, “Succession”, “Big Little Lies” etj. /Telegrafi/



























































