LAJMI I FUNDIT:

Aleanca ushtarake, reagon ministri shqiptar: Serbia po ndjek një politikë të karriges boshe, e kotë çdo narrativë viktimizuese

Aleanca ushtarake, reagon ministri shqiptar: Serbia po ndjek një politikë të karriges boshe, e kotë çdo narrativë viktimizuese

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu pas publikimit sot të deklaratës së plotë ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, ka thënë se kjo marrëveshje në fushën e mbrojtjes është një bashkëpunim i natyrshëm mes tre shtetesh sovrane.

Vengu në një postim në platformën X shkruan se të tri shtetet nënshkruese kanë vendosur të bashkëpunojmë për të rritur kapacitetet mbrojtëse dhe për të mbështetur integrimin e Kosovës në mekanizmat rajonalë.

Ai ka thënë tutje se Serbia, duke ndjekur prej dy vitesh një politikë të karriges boshe në iniciativat rajonale, ia ka pezulluar në mënyrë të njëanshme vetes mundësinë për të nxitur ose për të marrë pjesë në konsultime shumëpalëshe dhe se ky pezullim, që është në dorën e Serbisë të lihet mënjanë, e bën të kotë çdo narrativë viktimizuese që vjen nga qeveria serbe.


Aleanca ushtarake, reagon sërish Vuçiq: Shqipëria dhe Kroacia kanë hapur "garë armësh" pas memorandumit me Kosovën
Lexo po ashtu Aleanca ushtarake, reagon sërish Vuçiq: Shqipëria dhe Kroacia kanë hapur "garë armësh" pas memorandumit me Kosovën

Lexoni të plotë postimin:

Marrëveshja për mbrojtje dhe siguri mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë është një bashkëpunim i natyrshëm mes tre shtetesh sovrane.

Si aleatë kemi një vlerësim të njëmendtë mbi kërcënimet që synojnë të pengojnë të ardhmen evropiane të rajonit tonë.

Ndaj kemi vendosur të bashkëpunojmë për të rritur kapacitetet tona mbrojtëse dhe për të mbështetur integrimin e Kosovës në mekanizmat rajonalë.

Serbia, duke ndjekur prej dy vitesh një politikë të karrikes boshe në iniciativat rajonale, ia ka pezulluar në mënyrë të njëanshme vetes mundësinë për të nxitur ose për të marrë pjesë në konsultime shumëpalëshe. Ky pezullim, që është në dorën e Serbisë të lihet mënjanë, e bën të kotë çdo narrativë viktimizuese që vjen nga qeveria serbe.

Në historinë e saj, Shqipëria nuk ka precedentë marrëveshjesh ose traktatesh të fshehta në dëm të fqinjëve, siç e kanë pasur shtete të tjera.

Për rrjedhojë, krahas kureshtjes së ekspertëve të dramave rajonale dhe atyre që mezi presin të gjejnë një vesh për të dëgjuar rënkime, nuk e kemi aspak problem të publikojmë marrëveshjen tripaleshe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Piva 2 teke raki dhe ngatërrova biletën”, historia e anglezes që ateroi aksidentalisht në Shqipëri

“Piva 2 teke raki dhe ngatërrova biletën”, historia e anglezes që ateroi aksidentalisht në Shqipëri

Lajme
Policia kap mbi 32 kg drogë të fshehur në automjetin me targa serbe në veri të Mitrovicës

Policia kap mbi 32 kg drogë të fshehur në automjetin me targa serbe në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave

Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave

Lajme
Mushkolaj: LDK-ja e vendosur për opozitë, koalicioni LVV-PDK mbetet për t'u parë

Mushkolaj: LDK-ja e vendosur për opozitë, koalicioni LVV-PDK mbetet për t'u parë

Politikë
Kurti: Para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, Serbia do të mbahet gjithmonë përgjegjëse për krimet në Kosovë

Kurti: Para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, Serbia do të mbahet gjithmonë përgjegjëse për krimet në Kosovë

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, familjari i viktimës: Shkaku i vrasjes, xhelozia pse ka shkuar të punojë në një vend tjetër

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, familjari i viktimës: Shkaku i vrasjes, xhelozia pse ka shkuar të punojë në një vend tjetër

Lajme
Kalo në kategori