Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka zgjedhur gjyqtaren Albina Shabani-Rama kryetare të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Nga 11 anëtarët e KGJK-së që votuan, Shabani-Rama mori shtatë vota.
Gjyqtari Arben Hoti mori votat e tre anëtarëve, gjyqtari Valon Kurtaj një votë, kurse gjyqtarët Vesel Ismaili dhe Fatime Dermaku nuk morën asnjë votë.
Në votim nuk mori pjesë anëtarja e KGJK-së, Radojka Trifunovic. Përzgjedhja e kryetares u bë me votim të fshehtë, ndërsa një minimum prej nëntë anëtarëve të KGJK-së nevojitej të votojnë.
Mandati i kryetares do të jetë pesë vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje. Gjyqtarja Albina Shabani-Rama është gjyqtare në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Deri në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë ishte udhëhequr nga gjykatësja Afërdita Bytyçi. Pas skadimit të mandatit të saj, nga janari i këtij viti e deri më tani, kjo gjykatë është udhëhequr nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të gjykatës, Arben Hoti.Konkursi për kryetar të Gjykatës në Prishtinë ishte hapur më 27 janar 2021.
Për kryetar të kësaj gjykate kanë pasur mundësi të kandidojnë vetëm gjyqtarët e Gjykatës në Prishtinë, duke përfshirë degët e kësaj gjykate.Për t’u zgjedhur në këtë pozitë, një gjyqtar duhet të ketë së paku tre vite përvojë pune si dhe të mos ketë sanksion disiplinor me vendim të formës së prerë, përjashtimit masës së qortimit ose vërejtjes jo-publike në pesë vitet e fundit.
Biografia e gjyqtares Albina Shabani-Rama:
Albina Shabani-Rama është gjyqtare në Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Shabani-Rama ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2004, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2013.
Nga viti 2005 e deri në vitin 2013 ka punuar në Policinë e Kosovës si zyrtare e lartë për Ankesa pastaj edhe Zëvendës Kryesuese e Komisionit për Ankesa dhe Shpërblime në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Gjyqtarja Shabani-Rama ka mbaruar studimet post-diplomike në vitin 2008 dhe ka marr titullin Master i Shkencave Juridike-Penale.Gjithashtu ka punuar edhe si Inspektore Gjyqësore në Zyrën e Prokurorit Disiplinor nga viti 2013 deri në vitin 2015.
Me 19.05.2015 është emëruar gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe ka vazhduar punën në këtë Departament deri me 30.06.2016.
Nga 01.07.2016 është caktuar gjyqtare në Departamentin për të Mitur ku ka punuar deri në qershor të vitit 2019. Në korrik të vitit 2019 është caktuar gjyqtare në Departamentin Special, pozitë të cilën ende vazhdon ta mbajë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje