Shqipëria U-21 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Greqisë më 21 mars dhe Luksemburgut më 25 mars.
Përfaqësuesja shqiptare nisi sot përgatitjet për këto dy takime, teksa trajneri Alban Bushi ka ftuar 23 futbollistë.
Tekniku kuqezi doli sot në një konferencë për mediat në stadiumin “Arena Kombëtare” ku tregoi objektivat e skuadrës për këto dy takime, futbollistët e rinj të afruar në skuadër, mungesat dhe problemet që shqetësojnë ekipin U-21.
Çfarë prisni nga miqësoret – Ne nuk do t’i shohim ndeshjet si miqësore, por si kualifikuese. Europiani është vitin 2027 dhe do të përballemi me ekipe shumë të forta. Që të përballemi me ato ekipe të rangut si Gjermania, Anglia, Franca, duhet të japësh maksimumin me ekipe që janë thuajse të nivelit tonë apo pak mbi mesatar. Çdo ndeshje do ta shohim si finale dhe këtë ia kam bërë të qartë edhe çunave. Jo vetëm ndeshjet, por edhe çdo stërvitje duhet konsideruar si finale në mentalitetin tim. Sa i përket grupit, është një grup i ri. Janë shumë lojtarë të rinj, është pak e vështirë në fillim se edhe nuk njihen me njëri-tjetrin. Por këto lloj grumbullimesh të gjata dhe ndeshjesh të japin mundësinë të krijohet një atmosferë sa më e mirë.
Bushi ka folur edhe për dy futbollistë të Kosovës që sipas tij kanë pasur për t’iu bashkuar Shqipërisë, por në fund i ka parë në listën e Dardanëve.
“Kemi pasur dy lojtarë që më premtuan që do të vinin te Shqipëria deri ditën e fundit dhe pastaj i pashë në listën e Kosovës. Nuk ka asgjë të keqe. Por duhet të tregoheshin më korrektë në komunikimin që ne kishim sepse deri ditën e fundit më thanë që do të vijnë dhe në fund i pashë në listën e Kosovës”.
“Nuk jam i mërzitur sepse edhe Kosova duhet të mbështetet si nga shqiptarët e Shqipërisë, ashtu edhe të Kosovës, Maqedonisë së Veriut. Nga e gjithë diaspora sepse është vendi ynë dhe na bëhet qejfi edhe kur shkojnë lojtarët e mirë andej”, ka thënë Alban Bushi.
Vlen të ceket se së fundmi ishte Etnik Brruti që u largua nga Kombëtarja e Kosovës U21 dhe iu bashkua Kombëtares A të Shqipërisë, ku ka pasur shumë reagime për këtë rast. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Eddie Howe, legjenda e Bournemouth që bëri histori me Newcastle

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje – klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

"Isha afër vdekjes, nuk mbaj mend asgjë" - ylli i Ligës Premier poston foton e parë pas përplasjes së tmerrshme me makinë

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

Eddie Howe, legjenda e Bournemouth që bëri histori me Newcastle

Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

“Më arrestuan”, Anisa Veseli rrëfen detajet e përballjes me pronaren e klinikës që e mashtroi për të trajtuar sëmundjen e saj

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Gruaja gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër, arrestohet si i dyshuar bashkëshorti nga Kosova

“Unë nuk flas në kamera me të e t’i them më fal” - Egli ‘sulmon’ Gjestin për ish-partneren