Shumë pak veta e dinë që Alba-Trade GmbH në Vjenë të Austrisë, është kompania e parë e Grupit Balfin e themeluar në vitin 1993 nga Presidenti i Grupit Samir Mane. Në këto 29 vite kompania është rritur dhe është një ndër aktorët kryesor të tregtisë me shumicë e pakicë të markave më të mëdha të teknologjisë si për shembull, Samsung, Xiaomi, Apple, Sony Play Station, Lenovo, të cilët i kanë besuar Alba-Trade përfaqësimin e tyre zyrtar dhe ekskluziv për rajonin e Ballkanit.
Për të na treguar më shumë mbi të tashmen dhe të ardhmen e biznesit kemi marrë ne intervistë Alban Caslli, Drejtorin Ekzekutiv me ADN shqiptare të kompanisë Austriake Alba-Trade Ges.m.b.H me qendër në Vjenë.
Alba Trade është një ndër kompanitë më të mëdha të shitjeve me shumicë të pajisjeve elektroshtëpiake, cilat janë rezultatet më të prekshme për të cilat sot kompania mund të krenohet dhe si u arritën ato?
Kompania Alba Trade në strukturën e saj, që në krijim ka patur si format biznesi, zhvillimin e tregut me fjalën e fundit të teknologjisë elektronike. Për rrjedhojë, Alba Trade ka në fokus, si një nga pikat më me prioritet, sigurimin e kontratave të reja të brendeve më të suksesshme që operojnë sot në botë si dhe fton brendet më të reja që të zhvillojnë bizneset e tyre në Ballkan duke nënshkruar marrëdhënie partneriteti për rajonin.
Njohja shumë e mirë e tregut rajonal dhe koordinimi i planit të biznesit me politikat e shitjeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë, na ka bërë që të jemi një ndër distributorët më të suksesshëm prej më se 30 vitesh. Volumi i biznesit dhe qarkullimi i shëndetshëm i kapitaleve na ka bërë partner të besueshëm dhe strategjik. Alba Trade vetëm gjatë tre viteve të fundit është rritur me rreth 15%. Kjo na ka siguruar qëndrueshmëri, besim te vetja dhe partneritete afatgjata për Ballkanit dhe jo vetëm.
Cilat janë tregjet qe furnizohen nga Alba Trade dhe cilat janë produktet më të kërkuara?
Këtu do të ndaja tipet e bizneseve për të cilat ne operojmë si pikë shumicË. Kemi biznese kontraktuale ku ne përfaqësojmë zyrtarisht brendet më në zë në fushën e elektronikës, në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe së fundmi prej 2020 në Kroaci. Referuar dhe strukturës së shumicës që Alba Trade trashëgon që nga themelimi i saj, ne operojmë edhe në shitje shumice në rangun ndërkombëtar, duke përfshirë këtu edhe shtete jashtë kontinentit evropian. Për momentin ne kemi pika distribucioni, të cilat operojnë sipas model biznesit ditor që paraqitet në Hong Kong, Dubai dhe Majami.
Kompanitë ndërkombëtare që ne përfaqësojmë kanë një shumëllojshmëri produktet për të plotësuar gjerësisht nevoja e blerësve. Ajo që ne kemi vënë re këto vitet e fundit është një shtim i interesit dhe i shitjeve të produkteve inteligjente (smart devices) në kategori të ndryshme. Sigurisht që kjo është një prirje ndërkombëtare por që po gjen terren shumë të madh edhe në tregjet e Ballkanit.
Cilat janë kompanitë partnere të Alba Trade dhe nëse ka plane për shtimin e bashkëpunëtorëve të rinj, cilët do të jenë ata?
Alba Trade ka marrëveshje bashkëpunimi me disa nga kompanitë më të rëndësishme në botën e teknologjisë. Këtu dua të përmend Samsung, Xiaomi,Sony Play Station, Apple etj. Me këto kompani ne kemi marrëveshje përfaqësimi apo edhe marrëveshje eksluziviteti për distribucionin e tyre ne vendet e Ballkanit.
Alba Trade përveç furnizimit të rrjetit të retailit Nerptun International, kompani këto te grupit BALFIN, operon ndërkohë në vendet e tjera të rajonit, në rolin e distributorit duke mbuluar shitjet në të gjitha kompanitë e Retailit. Projekti i parë është mbyllur me sukses në Kroaci, dhe planet për 2022 janë për të hapur të njëjtën strukturë në Serbi dhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Shpresojmë qe dhe situata aktuale ndërkombëtare të në mbështesë këto projekte.
Çfarë do të thotë për një kompani të krijuar nga një shqiptar, që të veprojë nga Vjena dhe të bashkëpunojë me partnerë të tillë ndërkombëtarë?
Pavarësisht se për ne suksesi i Alba Trade përbën një krenari, në biznesin ndërkombëtar ku ne operojmë prejardhja apo kombësia nuk kanë rëndësi. Në kohën e internetit që po jetojmë, shpejtësia e komunikimit, shkëmbimi i informacioneve brenda sekondit nga njeri kontinent ne tjetrin, i ka thyer me kohë këto barriera. Ne kemi ndërtuar një kompani që të jetë konkurruese në tregjet e Ballkanit, Bashkimit Evropian dhe në tregjet ndërkombëtare dhe këtë e kemi arritur dhe gëzojmë një reputacion shumë të mirë në të gjithë tregun ndërkombëtar. Modeli i biznesit dhe tradita e kompanisë Alba Trade bën të mundur që personeli, qoftë ky i ri apo i vjetër në përvojë, të përfshihet shumë shpejt në proceset e vrullshme ditore, duke e bërë cilindo pjesë të suksesit të kompanisë. Stafi ynë ka krijuar një përvojë të konsiderueshme në konceptin e bizneseve internacionale.
Si ka qene ecuria për 2021 dhe si parashikohet në 2022?
Viti 2021 ishte një nga vitet më interesante në historinë tonë. Megjithëse patëm shumë mungesë në furnizimin e mallit, tregu mori një zhvillim të atillë që na mundësoi të realizonim planin e buxhetuar, madje duke i tejkaluar parashikimet. Në terma financiar në vitin 2021 Alba Trade ka realizuar një xhiro vjetore prej 75.6 milion Eurosh.
Viti 2022 është përsëri një enigmë, të cilën do të donim nga ana e situates globale të qetësohej sa më shpejt. Shumë nga proceset e standardizuara tashmë kanë filluar të influencohen nga situata aktuale ne rrajon, për të cilën të gjithë ne jemi në dijeni. Besojmë që viti 2022 do të jetë përsëri i suksesshëm duke arritur objektivat tona në të gjitha drejtimet.
Shpresoj që 2022 do të jetë një vit i suksesshëm për të arritur me sukses planet e buxhetuara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës