LAJMI I FUNDIT:

Alarmohen gjigantët italianë, Diego Simeone konfirmon dëshirën për rikthim në Serie A

Alarmohen gjigantët italianë, Diego Simeone konfirmon dëshirën për rikthim në Serie A

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka konfirmuar dëshirën e tij për t’u rikthyer në Itali në të ardhmen e afërt, si dhe ka folur për mësimin që ka marrë pas fitores së fundit ndaj Interit.

Tekniku argjentinas kaloi gjashtë muaj në Itali nga janari deri në qershor të 2011, duke shijuar një eksperiencë të shkurtër por të paharrueshme me Catanian.

Ai është lidhur me një rikthim në Serie A gjatë viteve të fundit, teksa destinacionet e mundshme përfshijnë ish-klubet e tij Interin dhe Lazion.


Në një intervistë për Calciomercato para ndeshjes së Atletico Madridit me Dortmundin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Simeone diskutoi fillimisht për mësimin që ka marrë pas fitores me Interin.

“Ndeshja ndaj Interit na bëri neve të kuptojmë se kemi fuqinë për të vazhduar në këtë garë të vështirë, kundër top tetëshes”, ka thënë fillimisht Simeone.

“Griezmann është lojtari më i rëndësishëm që kemi, ekipi mbështetet tek kualitetet e tij dhe ai e di se ne kemi nevojë për të”.

Në fund, Simeone u pyet për idenë e rikthimit në Itali në të ardhmen e afërt.

“Unë kam një kontratë këtu edhe për vitet e ardhshme, kështu që nuk mund të jap një datë, por kam qëllim që të rikthehem në Itali, sepse u ndjeva mirë tek Catania dhe mësova shumë si trajner”, përfundoi Simeone./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat

Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat "ata duhet të dilnin nga fusha" dhe 'vdekja e futbollit'

Serie A
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Kalo në kategori