LAJMI I FUNDIT:

Alarmante: Në këto çaste, Prishtina është qyteti me ajrin më të ndotur në botë (Foto)

Alarmante: Në këto çaste, Prishtina është qyteti me ajrin më të ndotur në botë (Foto)

Ka vite që organizata të ndryshme vendore e të huaja kanë tërhequr vërejtjen për nivelin e lartë të ndotjes së ajrit në Kosovë, me theks të veçantë në Prishtinë – si vendi më i banuar në Kosovë.

Në fund të 2016-së, zyrtarët e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës kanë njoftuar se në dy ditët e fundit në Prishtinë është shënuar ngritje më e madhe e vlerave të ndotjes.

“Përballje” për ajrin: Sa është alarmant është niveli i ndotjes në Prishtinë? (Video)
Lexo po ashtu “Përballje” për ajrin: Sa është alarmant është niveli i ndotjes në Prishtinë? (Video)

Kështu, ajri në Prishtinë ka grimca të pluhurit të suspenduara në ajër, të ashtuquajtura grimca PM10 dhe PM2.5, të cilat i tejkalojnë vlerat e lejuara sipas standardeve vendore dhe ato të BE-së, transmeton Telegrafi.


Për këtë ndotje që ndikon keq në shëndetin e qytetarëve, ka reaguar me protesta shoqëria civile, por gjendja nuk ka ndryshuar. Madje, ajo është rënduar. Kështu, sipas një faqeje që bën monitorimin e ndotjes së ajrit në kohë reale në kryeqytete të shteteve dhe rajoneve, Prishtina në këto çaste del të jetë më i ndoturi në botë.

Sipas faqes, Indeksi i Cilësisë së Ajrit (AQI) është në vlerën 303. Ndërkaq, vlerësimi i ajrit për vlerat e këtij indeksi është si vijon: 0 deri 50 (e mirë), 51 deri 100 (mesatare), 101 deri 150 (e pashëndetshme për grupet e ndjeshme), 151 deri 200 (e pashëndetshme), 201 deri 300 (shumë e pashëndetshme) dhe 301 deri 500 (e rrezikshme). Pra, ndotja e ajrit në Prishtinë është në rrezikshmërinë e lartë.

Për më shumë, shikojini vlerat në fotot e postuara më poshtë, ku pas Prishtinës gjenden këto kryeqytete: Ulanbatari (Mongoli), Varshava (Poloni), Nju Delhi (Indi), Mumbai (Indi), Teherani (Iran), Pekini (Kinë), Kalkuta (Indi), Daka (Bangladesh), Karaçi (Pakistan) dhe Adis Abeba (Etiopi). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori