Alarmante e ka cilësuar mjeku Arjan Harxhi infektimin e katër fëmijëve me Hiv Aids në Shqipëri.
Në studion e Dita Jonë, mjeku theksoi se ky infeksion është 100% i parandalueshëm nëse diagnostikohet nëna shtatzënë. Sipas tij një në 3 gra të infektuara, infekton bebin dhe bebi lind me probleme të mëdha.
“Katër raste te fëmijët është një shifër alarmante se nuk duhet të kishim raste te fëmijët se ky infeksion është 100% i parandalueshëm nëse diagnostikohet nëna shtatzënë dhe ky vjen si pasojë e mostestimit të grave shtatzëna. Ne kemi testuar 7 mijë gra nga 20 mijë lindje këtë vit. Kemi dështuar në drejtim të implementimit të protokolleve. Një në 3 gra të infektuara infekton bebin dhe bebi lind me probleme të mëdha”.
Mjeku Harxhi thekson se nga 119 raste të konstatuar në vendin tonë me HIV Aids, 80 prej janë meshkuj, që sipas tij vijnë nga marrëdhëniet homoseksuale, edhe pse në raportime ata deklarojnë të kundërtën.
“Nëse shohim shifrat e këtij viti 3/4 e rasteve nga 119 raste 80 janë te meshkujt. Ne raportojmë se shumica janë përmes marrëdhënieve heteroseksuale, bindja jonë që raporte biseksuale janë të paraportuara për shkak të problemeve që lidhen me stigmën. Meshkujt homoseksualë nuk e deklarojnë statusin e orientimit seksual. Pa dashur të biem në pozitat e diskriminimit për këtë grup. Risku ka të bëjë me modelet e sjelljes seksuale. Modelet kazuale dhe me shumë partnerë rrit riskun e transmetimit. Ky grup është i vështirë për të arritur se imagjinoni një 20-vjeçar që nuk ia ka thënë askujt dhe kontaktet i realizon nëpërmjet rrjeteve sociale”.
Sipas mjekut, testim aktiv dhe në stadet e hershme është çelës për parandalimin.
“Është një trend në rritje i numrit të rasteve, edhe pse ne po analizojmë rastet që na vijnë nga raportimet. Duhet të kishim shifra edhe më të sakta që lidhen me studimet klinike për të vlerësuar risqet. Incidenca, prevalenca dhe grupet në rrezik. Për këto nevojiten studime por ne nuk i kemi. Testimi i vonshëm është çështje jo vetëm e Shqipërisë. Kyçi për Hiv Aids ky është; nëse nuk ndryshon sjelljen njerëzore, ajo që na mëson shkenca është që për këtë infeksion duhet të jemi aktiv me diagnozën se përmes diagnostikimit të hershëm e shëron atë. Testim aktiv dhe në stadet e hershme është çelës për parandalimin”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Në Malin Sharr shpëtohet një alpinist i lënduar çek

Sonte në Hagë hapet ekspozita me fotografi që shpërfaqin gjenocidin serb në Kosovë, flet Grajqevci

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?