Alarm tradhtie: Si ta kuptoni nëse po iu tradhton burri gjatë festave të fundvitit

Tradhtia është e tmerrshme në cilëndo periudhë të vitit që ndodhë, por shkakton më shumë dhimbje nëse e zini burrin duke ju tradhtuar gjatë Krishtlindjeve apo Vitit të Ri, të cilat tradicionalisht janë kohë e familjes.
Në fakt, tradhtia gjatë Krishtlindjeve është diçka të cilën rreth 5.8 milionë britanikë e kanë pranuar se e bëjnë. Ndërsa së fundmi një studim tjetër ka zbuluar se 1 në 10 persona tradhtojnë gjatë Krishtlindjeve, transmeton Telegrafi.
Më shumë meshkuj kanë tradhtuar gjatë kësaj periudhe, rreth 14 për qind prej tyre, ndërsa 8 për qind e grave kanë tradhtuar gjatë periudhës festive.
38 për qind e britanikëve e kanë puthur dikë në një festë Krishtlindjesh dhe rreth 71 për qind prej tyre nuk i kanë treguar partnerit se e kanë bërë këtë.
Rezultatet janë gjetur nga ‘Insurance2go’, të cilët i kanë anketuar britanikët për jetët e tyre dashurore rreth kohës së Krishtlindjeve, dhe me këto statistika tronditëse në mendje, shumica e grave ndihen të shqetësuara për besnikërinë e burrit.
Por nëse jeni grua dhe keni brenga të tilla, Judi James, eksperte e lidhjeve, zbulon se meshkujt janë të prirë të shfaqin nivele të larta të stresit kur tradhtojnë, siç është djersa e kombinuar me një buzëqeshje të rrejshme.
Qëndrimi në telefon gjatë gjithë kohës, e gjithashtu shkuarja në dhomë tjetër për të biseduar me dikë janë shenja të këqija.
Ndonjëherë meshkujt edhe insistojnë t’i pastrojnë vetë rrobat, sepse frikësohen mos po gjeni dëshmi në rrobat apo xhepat e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme

Kollitja e fëmijës suaj: Çfarë duhet të dijë çdo prind

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë