Ka shumë vjet që në mesin e atyre që takoj – në punë e në takime me miq – e vërej një breng të përgjithshme për atë që po ndodh në këtë shoqëri që 21 vjet pas lufte, e që shpesh të shtyn të mendosh për t’u larguar nga këtu.
Për t’u larguar nga kjo shoqëri ku diskursi publik është përplot urrejtje, mllef, sharje, akuza, linçime, antivlera a joprofesionalizëm. Nga ky vend ku nuk çmohet vlera e të arriturat, por nënçmohen, nënvlerësohen e shpesh edhe përqeshen ato.
Ku është problemi me këtë shoqëri, që më shumë ka mllef e akuza sesa bashkim e veprime rreth ideve të mira?
Të pakta – apo të përjashtuara e të lëna anash – janë grupet e iniciativat e mira në art, në media, në sport e në kulturë, në ndërmarrësi e reagime qytetare…
Pse njerëzit vazhdimisht kërkojnë diçka më mirë? Çka nuk po funksionon?
Ta marrim një shembull konkret.
Një çift në Kosovë, i arsimuar dhe profesionalisht i kualifikuar, me dy paga të mira për rrethanat këtu, mund të mos e ketë problem mbijetesën e shkollimin e fëmijëve në një shtet si Kosova, ku çmimet për jetesë janë relativisht më të lira se në vendet e Bashkimit Evropian. Atyre mund të mos u pengojë edhe mungesa e liberalizmit të vizave, duke shijuar turizmin në Shqipëri e në pak vende tjera të rajonit.
Por, ku qëndron problemi atëherë?
Skena e çakorduar politike, neveritëse dhe e papërgjegjshme, ka sjell pakënaqësi e paqëndrueshmëri te njerëzit e këtij vendi – te shumica që nuk janë pjesë e “sistemit” të partive.
Sot, në Kosovë, për gazetari flet kushdo; për Kushtetutën flasin shkelësit e saj; për shëndetësinë flasin shkatërruesit e saj; për arsimin flasin ata që s’dinë; për ekonominë dhe për zhvillimin flasin edhe keqpërdoruesit dhe shantazhuesit; për artin e kulturën flasin ata që s’janë kompetentë… të gjithë këta pa pikë marre, për cilëndo fushë!
Dhe, a e dini pse? Sepse ka humb marrja.
Mos të harrojmë se gjendja e partitë politike ndikon në çdo aspekt të jetës normale në këtë vend: në zhvillim, te bizneset, mediat, në arsim, shëndetësi, kulturë e sport.
Andaj, është koha për një alarm në këtë shoqëri, që të riorganizohemi para se të bëhet vonë, para se të mos na marrë kush seriozisht.
Pra, na duhet thirrje veç për bashkim për vlera e për profesionalizëm në pozitat përgjegjëse institucionale, publike e politike, e jo për servilizëm.
Është koha të çmohen e vlerësohen ata që e meritojnë vërtet epitetin mjek, artist, mësimdhënës, ndërmarrës, gazetar… sipas meritokracisë, ndryshe do të bëhemi të gjithë servilë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri