Nexhat Ademi, i akuzuari për pjesëmarrje në terrorizëm, pas përfundimit të seancës u revoltua në gjykatore duke kërkuar që t’i ndërrohet burgu. Ademit iu caktua paraburgimi, pasi që sigurimi i prezencës së tij në gjykatë ishte i pamundur, me ç‘ rast edhe u lëshua urdhëresë ndaj tij.
Pas seancës, i akuzuari u revoltua për shkak se kërkonte me këmbëngulësi që t’i ndërrohej burgu në të cilin po qëndronte, madje hezitoi edhe të nënshkruante procesverbalin.
Ai tha se po frikësohet të qëndrojë aty, pasi që të burgosurit e tjerë përreth janë të dënuar për vrasje.
“Kërkoj me ndrru burgun, me dalë në Prishtinë. Njerëzit të shkallës së 5 të vrasjes. Pse s’po më çoni në Mitrovicë q*** nonën. Unë jam i frikësuar me ndejt në atë burg. Spo du me ndejtë qatje”, tha ai me këmbëngulësi.
Gjykatësi Vesel Ismajli tha se një vendim i tillë nuk është në kompetencë të tij.
Paraprakisht, në seancë u mor vendimi që Ademi t’i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik.
Vendimi për ekzaminim iu caktua të akuzuarit, pasi avokati i Ademit, Samedin Cena, pretendoi se i njëjti vuan nga simptomat e harresës, madje nga një shkallë e lartë.
“Familjarët kanë konfirmuar se ka një shkallë të madhe të harresës. Kështu që mungesat e tij në seanca besoj se kanë ardhur nga ky problem”, tha Cena.
Edhe Nexhat Ademi qëndroi pas fjalëve të avokatit të tij, duke treguar për traumat e tij që nga lufta e fundit në Kosovë e deri te frika që po e përjeton në Burgun e Pejës momentalisht.
“Ka kaluar një kohë bukur e gjatë, më është përzier memoria. Depresion kom boll. Kam trauma gjatë luftës. Nuk kam bërë kontroll mjekësor asnjëherë. Pas luftës na kanë shti në salla, na kanë rreh në Beograd. Krejt kres na kanë rrah. Deri 2005 jom konë ma mirë. Prej 2005-ës kam pasur problem me kafkën pas”, tha i akuzuari Ademi, raporton Kallxo.com
Përkundër faktit se prokurori i çështjes Elez Blakaj, e kundërshtoi kërkesën e avokatit, trupi gjykues e aprovoi atë.
Si rezultat, seanca u shty për një afat të pacaktuar deri te përfundimi i ekspertizës.
Ademi, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, në janar të vitit 2014 ishte nisur nga Aeroporti i Prishtinës për në Stamboll, e nga ku më pas ka udhëtuar për në qytetin Gaziantep të Turqisë që ndodhet afër kufirit me Sirinë.
Prokuroria pretendon se qëllimi i Ademit ishte që të kalojë në Siri dhe të bëhet pjesë e organizatës “Al-Nusra” dhe të angazhohet për krijimin e shtetit islamik në territorin e Sirisë dhe Irakut.
Në aktakuzë thuhet se Nexhat Ademi qëndroi në Siri për një javë në territorin që e kontrollonte “Al-Nusra” dhe pastaj u kthye në Kosovë.
Përpos këtij udhëtimi, Prokuroria Speciale pretendon se Ademi përsëri më 4 mars 2016 provoi të shkojë në Siri, por pasi arriti në Aeroportin e Stambollit u ndalua nga autoritetet turke dhe më pas u dëbua për në Kosovë për shkak të lidhjes së tij me zonën e luftës.
Në shtator Nexhat Ademi është deklaruar i pafajshëm në lidhje me akuzën për pjesëmarrje në grup terrorist, ndërsa ka deklaruar se është angazhuar që të pengojë shkuarjen e njerëzve tjerë në Siri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në ‘Instagramin’ e grupit terrorist ‘Brigada e Veriut’

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës