Blerim Syla, i akuzuar për pjesëmarrje në grupin terrorist ISIS, edhe sot, më 24.03.2025, ka dalë para Gjykatës së Prishtinës, për t’u përballur me akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Syla akuzohet se në vitin 2013 kishte udhëtuar nga Kosova për në Turqi e më pas për në Siri me qëllim që t’i bashkëngjitej grupit terrorist ISIS, për t’u stërvitur e më vonë për të luftuar.
I pandehuri Blerim Syla tha se është martuar në vitin 2018 dhe se është baba i dy fëmijëve.
Gjatë marrjes në pyetje nga avokati i tij Besnik Berisha, Blerim Syla the se prej 31.02.2016 deri me 01.04.2024 kishte jetuar në arrati në Maqedoni të Veriut. Më 01.04.2024, Blerim Syla ishte arrestuar nga Policia e Maqedonisë së Veriut.
Ai gjatë dhënies së mbrojtjes tha së në nëntor të vitit 2013 kishte udhëtuar jashtë Kosovës për Turqi me aeroplan.
Prej Turqisë me aeroplan kishte lëvizur për në qytetin Hataj brenda Turqisë.
Ndërsa prej Hatajit kishte qëndruar në një kamp të refugjatëve mirëpo se ku kishte qenë ai kamp tha se nuk i kujtohet.
“Pse udhëtove për Turqi dhe shkove në Hataj?” – e pyeti avokati Besnik Berisha.
“Arsyeja ka qenë me i ndihmu popullit sirian duke u bazu në thirrjet e ministrit të asaj kohe që ka bo thirrje me i ndihmu popullit sirian. Atëherë janë mbajtur ligjërata edhe nëpër xhamia. Kanë thënë e kemi obligim me shku me i ndihmu. Kjo ka qenë nxitja që jam nisur drejt Turqisë. Kam qëndruar 3 muaj e 10 ditë dhe s’kam lëvizur më nga ky kamp” – tha Blerim Syla.
I pandehuri Blerim Syla tha se nuk kishte qenë në dijeni që ekziston grupi terrorist ISIS dhe se kishte pasur tjetër qëllim.
“Qëllimi im ka qenë humanitar, sa i përket ISIS unë as që e kam ditë që ekziston kjo organizatë edhe kurrë asnjëherë nuk e kam përkrahur, as veprimet e tyre nuk i kam përkrahur” – tha Syla.
Tutje gjatë dhënies së mbrojtjes ai tha se kthimi i tij në Kosovë kishte qenë vullnetar dhe qysh në dhjetor 2013 kishte dashur të kthehej.
“Kthimi ka qenë vullnetar. Nuk e zhvillova qëllimin humanitar për arsye se nuk mujsha me kuptu kurrgjëë aty, as gjuhë, as jetesë, as kurrgjëë. Qysh në dhjetor 2013 kam dashtë me u kthy vullnetarisht” – tha Syla.
Blerim Syla tha se në momentin kur kishte vendosur për të shkuar objektivi i tij kishte qenë për të ndihmuar popullin sirian.
“Duke pasur parasysh se aty është vend lufte edhe me luftu nëse është nevoja krah popullit sirian dhe jo të ISIS-it” – tha Syla.
Seanca e radhës lidhur me këtë çështje penale pritet të mbahet gjatë muajit prill.
Ky rast po trajtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Ngadhnjim Arrni (kryetar i trupit gjykues) dhe dy anëtarët, Kujtim Krasniqi dhe Kushtrim Shyti.
Ndërsa aktakuza po përfaqësohet nga prokurorja speciale Habibe Salihi.
Çfarë thotë dosja e Prokurorisë?
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Syla akuzohet për pjesëmarrje në grupe terroriste dhe atë në grupin terrorist ISIS.
Sipas Prokurorisë, Syla më 03.11.2013 kishte udhëtuar në Stamboll të Turqisë për të shkuar pastaj në qytetin e Hatait.
Rrugëtimi i Sylës, sipas Prokurorisë, nuk kishte mbaruar me kaq, pasi që i njëjti më pas kishte vazhduar rrugën për në qytetin Hatai të Turqisë me destinacion të fundit qytetin Azra të Sirisë.
Arritja e Sylës nuk ishte e rastësishme, pasi që sipas Prokurorisë, ai ishte vendosur në një qendër stërvitore, ku kishte kryer ushtrime në një nga qytetet e Sirisë.
Stërvitjet për gjuajtje me armë i kishte bërë për angazhim dhe pjesëmarrje në luftime, dhe sipas Prokurorisë, i akuzuari kishte qëndruar për tre muaj në Siri.
Më 17.05.2014, Syla kishte marrë rrugën për t’u kthyer në Kosovë.
Veprime këto të Blerim Sylës që sipas Prokurorisë kanë konsumuar elementet e veprës penale – pjesëmarrje në grupe terroriste.
Për veprën e specifikuar si më lart, sipas Kodit të vjetër Penal me të cilin do të gjykohet i akuzuari dënohet nga 5 vjet dënim me burg deri në 10 vjet.
“Kushdo që merr pjesë në veprimtaritë e grupit terrorist dënohet me burgim prej pesë (5) deri në dhjetë (10) vjet”- thotë paragrafi me të cilin akuzohet Blerim Syla.
Lidhur me veprime të ngjashme, ku qytetarë të Kosovës i ishin bashkuar grupeve të caktuara për të luftuar në Siri, Gjykata e Prishtinës kishte trajtuar dhjetëra raste.
Syla kishte qenë duke u gjykuar së bashku me disa persona të tjerë por procedura ndaj tij ishte veçuar pasi i njëjti ka qenë në arrati që nga vitit 2015 ndërsa i njëjti është sjellë në Kosovë përmes procedurës së ekstradimit nga shteti i Maqedonisë së Veriut, raporton Kallxo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ-u drejtohet me letër partive politike, ua kujton dorëheqjen e anëtarëve të Qeverisë

Komentuesi nga Kosova e pyet a u mërzit për Dodikun, përgjigjet Rama: Një pjesë e juaja nuk mbush fare

“Kerveshi & Partners”, firma ligjore më e suksesshme në Kosovë – e para në ranglistën e “The Legal500”

Dyshohet se e detyroi një grua t'i jap para, ndalohet një person në Gjilan - përfitoi rreth 50 mijë euro

Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Policia gjen zollë në Banjskë, e njëjta ishte prodhim i Serbisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

"I çoj të fala motrës së Presidentes", Fero publikon sekuenca të këngës së tij më të re, i drejtohet indirekt edhe Arbenitës

Ndryshimi drastik i Gjestit që nga hyrja e tij në BBVK e deri më sot në Big Brother VIP Albania

Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Fabrizio Romano zbulon personin që e bëri të mundur transferimin e Alexander-Arnold te Real Madridi