LAJMI I FUNDIT:

“Akuzat ndaj Salih Mustafës të pabaza”, Dritan Goxhaj: Gjithçka e iniciuar nga Rusia, ka qëllim goditjen e NATO-s

“Akuzat ndaj Salih Mustafës të pabaza”, Dritan Goxhaj: Gjithçka e iniciuar nga Rusia, ka qëllim goditjen e NATO-s

Ish-ushtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, pas lirimit nga burgu tha se akuzat e bëra ndaj Salih Mustafës në Gjykatën Speciale janë të pabaza.

Gjithashtu ai shprehet se gjithçka është e iniciuar nga Rusia që sipas tij ka për qëllim goditjen e NATO-s.

Gjatë kësaj interviste Goxhaj tha se kompetencat e Speciales duhet të rishikohen, ndërsa solli në vëmendje edhe deklaratat e disa ish-prokurorëve të huaj, të cilët kanë kërkuar rishikimin e kompetencave të Speciales ndonëse kjo nuk ka ndodhur.


“Akuzat ndaj Salih Mustafës janë të pabaza. Është vetëm një person që është ndaluar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës për shpërdorim të ndihmave humanitare në atë kohë. Ai person është gjallë sot, nuk ka qenë asnjëherë një person i fshehur. Deklaratat e tij i ka bërë publike dhe sot e kësaj dite vazhdon të jetojë në Prishtinë. Zoti Mustafa nuk ka autorizim të ndalonte askënd, ndalimet i bënte policia ushatarake. Dhe doli që këtë person e ka ndaluar Policia Ushtarake. Por nëse do të flasim për një gjyq, duhet të themi se kush e dha urdhrin për ndalimin e zotërisë, për se u ndalua? Dhe ky gjykim shterues nuk u bë në asnjë moment. Ai është një nga personat që ka dëshmuar në gjyq nuk pranon asnjë mbrojtje dhe vazhdon të jetojë në Prishtinë. Askush nuk e ka kërcënuar dhe nuk e kërcënon. Të qenit këshilltar nuk do të thotë të jesh anëtar i partisë. Ky person ka qenë dëshmitar i fshehur, nuk është në mbrojtje. Gjyqi ndaj zotit Mustafa ka vazhduar një vit e gjysmë. Unë shkrimin e kam bërë dy muaj pasi është dhënë vendimi për zotin Mustafa. Nuk e di se në cilën periudhë të këtij gjykimi që zonja ka dhënë dëshminë e saj, që unë pretendoj se ka dhënë dëshminë e rreme. Ajo jeton në Prishtinë dhe nuk është e cenuar.  Kemi dy koncepte, dëshmitarin e mbrojtur dhe dëshmitarin e fshehur. Dëshmitari i mbrojtur është publik ndërsa emri i dëshmitarit të fshehur nuk është publik dhe e di vetëm Prokuroria. Dhe unë them që kjo zonja që është dëshmitare e fshehur ka dhënë dëshmi të rreme. Nëse zonja Bala nuk do të kishte punë, por Prokuroria Speicale nuk do të kërkonte arrestimin”, tha ai.

Salih Mustafa dënohet me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë
Lexo po ashtu Salih Mustafa dënohet me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

“Ka disa ish-prokurorë që pasi janë larguar, të huaj, kanë deklaruar që duhet rishikuar kompetencat e saj. Është kërkuar jo juridikisht që të bëhej kjo. Jemi akoma në fazën e bisedimeve dhe fjalëve që ata që kanë marrë pjesë në të kanë parë që ka shkelje të të drejtave të njeriut. Dakord u votua nga shokët tanë të luftës në një presion të madh ndërkombëtar. E gjitha kjo është e inicuar nga Rusia, me një hedhje të largët. Hedhja e largët është NATO, të goditet NATO dhe jo Hashim Thaçi apo Dritani, ne jemi pika uji në oqean. Kryesorja është NATO, po të shihni ata që ndodhen të arrestuar nuk janë persona që kanë mbajtur detyra komanduese, ndërkohë që do të dënohen për shkak të përgjegjejgësisë komanduese. Janë thirrur persona që janë nënshkruese të marrëveshjes së Rambujese, marrëveshje që Serbia nuk e nënshkroi”, tha ai.

Goxhaj u shpreh fillimisht se misioni i luftës ka qenë Bashkimi Kombëtar, ndërsa shtoi se fakti që ai nuk mund të udhëtojë tani në Kosovë, e vret.

“Unë do të doja te specifikoja diçka, ne luftuan për Shqipërinë. Ky proces që po ndodh sot, është një hap i parë dhe i ndërmjetëm për bashkimin e kombit.

Të gjithë ne që vajtëm nga Shqipëria dhe ata që ishin në Kosovë, luftuan për një Shqipëri.

Pamundësia për të vajtur në Kosovë, të vret, por kemi bërë thjesht një betejë dhe do të bëjmë akoma më shumë beteja deri sa të përfundojmë luftën. Misioni është bashkimi kombëtar”, tha Goxhaj.

Një ndër emrat e publikuar nga Goxhaj është edhe një person në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ish-luftëtari shprehet së dëshmitë e këtyre personave kanë qenë të rreme, pasi këta nuk kanë qenë farë në këto ngjarje, por i kanë dhënë për përfitime personale.

Unë nuk e di nëse është i LVV. Jam nisur që personi ka pasur dijeni për atë ngjarjen, unë kam akuzuar këtë person dhe persona të tjerë, si dëshmitarë të rremë. Këto nuk kane qenë fare në këtë ngjarje. Këta e i kanë UÇK pas luftës.

Dëshmitë e rreme i kanë bërë për arsye personale, kanë përfituar azile, dokumente në shtetet e tjera” shtoi ai.

Më pas ai shtoi se arsye se pse ai i publikoi këto emrat është për faktin, së dëshmitë e këtyre personave, i dhanë 26 vite burg ushtarit të UÇK.

Sepse dëshmitë e tyre të rreme i dhënë 26 vite burg ushtarit tonë. Në kohën e luftës kemi pasur raste kur Serbia ka arrestuar persona dhe dënimi më i rëndë ka qenë 17 vite burg. Kurse kjo gjykata e jonë, dënon luftëtarët që dhanë mundësinë e krijimi të kësaj gjykata me pothuajse dyfishin i dënimit që dha Serbia” theksoi ai.

Ndryshe, ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj është liruar nga burgu, pasi Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës Parë, duke refuzuar dhe ekstradimin e e tij në Hagë.

Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik 2023 me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë.

Ish-luftëtari i UÇK-së u përballë me akuzën se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës./abcnews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Mahmuti: Falsifikimi nuk mund të përligjet, Lëvizja Popullore e Kosovës - themeluesja e UÇK-së nuk kishte logo

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori