U raportua ditë më parë në media se është rënduar gjendja e aktores së njohur, Tinka Kurti.

Ndërsa sot (e hënë), ajo ka humbur djalin e saj të vetëm, Zefin.


Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur mikesha e saj, Flutura Açka e cila kashkruar një status në rrjetin social Facebook.

“Tinkën, ç’e paska gjetë! Nuk i bie dot telefonit nga larg e ta ngushëlloj, nuk kam fuqi. “Kam frikë se nuk do të më gjejë djali gjallë kur të vijë,” thoshte ndonjëherë në bisedat tona të shpeshta, dhe fliste, dhe fliste, dhe fliste për Zefin… si nëna për djalin. Sa tepër duke fjalët. I paqes, Zef Kurti!”, kanë qenë fjalët e Fluturës.

Zef Kurti u nda nga kjo jetë në moshën 56 vjeçare, nga një infrakt në zemër. /Telegrafi/

tinka2