Aktori i njohur turk, Ugur Aslan, ka kaluar momente të mira gjatë qëndrimit të tij në Kosovë.

Ylli i njohur nga seriali i shumëshikuar, “Kara Sevda”, ka publikuar fotografi nga rrjetet sociale, gjatë vizitave të tij në qytetet e Kosovës.


prizren (Instagram)

Fillimisht, ai publikoi fotografi nga Prishtina, ndërsa më pas e ka vizituar qytetin e Prizrenit.

Njëherësh, vizita e tij nuk ka munguar edhe në Parkun e Gërmisë, nga ku e ka postuar një fotografi me vajzën.

germi (Instagram)

Në serialin “Kara Sevda”, Aslan luan rolin e personazhit të afërt me ‘Kemalin’ që portretizohet nga Burak Ozcivit.

Ndryshe, Ugur Arslan ka lindur më 3 gusht 1972 dhe është një poet, producent, prezantues dhe aktor turk i teatrit dhe ekranit. /Telegrafi/