Can Yaman, i konsideruar nga shumëkush si një nga aktorët më tërheqës turk, po kalon verën e tij në ishullin grek të Mykonos.
Aktori tërhoqi vëmendjen në plazh teksa bisedonte me një brune të panjohur.
Aktori i njohur, i quajtur ndryshe edhe “turku Jason Momoa”, vazhdon të ndërtojë karrierën e tij në Itali.
Pas ndarjes me gazetaren e njohur sportive Diletta Leotta, ai përpiqet ta mbajë për vete jetën e tij private.
Në fillim të vitit, ai postoi një foto pa këmishë në Instagram dhe zbuloi se kishte humbur 10 kilogramë për 30 ditë.
Në përshkrimin e postimit, ai ka shpjeguar se si shkoi transformimi i tij.
Ndryshe, aktori turk që herë pas here punon edhe si model është me origjinë nga Kosova.
“Gjyshi im ka jetuar në Prishtinë, ku ka lindur. Nuk kam qenë kurrë atje, nuk e di gjuhën. Prindërit e mi kanë lindur në Stamboll, ashtu si unë”, tha aktori në një nga intervistat. /Telegrafi/