LAJMI I FUNDIT:

Aktorët Robert Davi dhe Luke Goss vizitojnë Kosovën

Aktorët Robert Davi dhe Luke Goss vizitojnë Kosovën

Më 13 prill Kosovën do ta vizitojnë dy aktorë të njohur nga bota e filmit.

Robert Davi dhe Luke Goss do të jenë në Prishtinë për premierën e filmit të “Your Move”, në kinemanë Cineplexx.

Premiera fillimisht për gazetarët e kulturës, ndërsa do të ketë edhe konferencë për shtyp të premten prej orës 12:00, po në Cineplexx. Në këtë konferencë do të jetë edhe producenti i filmit Cedric Magnin, si dhe ndihmës-producenti i filmit – biznesmeni shqiptar, Duka Gërvalla.


Ndërkaq, në mbrëmje të 13 prillit, prej orës 20:30 pritet parakalimi i aktorëve Davi dhe Goss, si dhe 450 të ftuarve nga Kosova për shfaqjen e filmit në orën 21:00.

Pas kësaj ngjarjeje, vazhdojnë premierat tjera në Tiranë, Los Angelos dhe Sidney. /Telegrafi/