LAJMI I FUNDIT:

Aktivizmi qytetar në Maqedoni është në nivel të ulët (Video)

Aktivizmi qytetar në Maqedoni është në nivel të ulët (Video)

Prezenca e aktivizmit qytetar në shoqërinë tonë është shumë e ulët, kështu vlerësuan panelistët në debatin e organizuar nga Qendra për Demokraci dhe Zhvillim me temë “Aktivizmi qytetar”. Ata porositën se për të qenë më demokratik, duhet të jemi edhe aktivist të fortë qytetar pa u transformuar në militant të shoqërisë.

Redaktori i revistës Shenja, Latif Mustafa, thotë se aktivizmi qytetar edhe si koncept edhe si veprimtari është diçka e re në Maqedoni sepse gjatë këtij rrugëtimi politik, shqiptarët kanë qenë të gllabëruar nga militantizmi partiak.

“Mirëpo kohëve të fundit kemi pasur ndryshime edhe pse në formë stihiike të organizuar hë për hë kemi pasur protestën e Monstrës që ka qenë një lloj i aktivizmi të shquar qytetar, do me thënë një popullatë e përgatitur por diçka nga brenda”, tha Redaktori i revistës Shenja, Latif Mustafa.


Sipas Leon Malazogut nga Instituti Demokraci dhe Zhvillim, qytetarët në çdo vend duhet të jenë më aktivë dhe të ushtrojnë trysni në proceset politike si dhe të gjejnë mënyra më konstruktive për të përmirësuar jetën e tyre.

“Aktivizmi qytetar është shumë i ulët. Qytetarët janë më të gatshëm që të protestojnë se sa të jenë anëtarë të OJQ-ve apo thjeshtë të bëjnë një letër ankese apo të gjejnë një mënyrë, të bëjnë një propozim të shkruajnë artikull në gazeta. Të gjitha janë këto mënyra që realisht janë shumë të ulëta”, tha Leon Malazogut nga Instituti Demokraci dhe Zhvillim.

Ndërkaq, kryetari i Qendrës për Demokraci dhe Zhvillim tha se qëllimi i këtij debati është nxitja e aktivizmit qytetar i cili në çdo shoqëri demokratike është i pa imagjinueshëm të mos ekzistojë.

“Aktivizmi qytetar ndërlidhet me inkluzivitetin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve të thjeshtë në vendim marrjen të cilat kanë të bëjë me politikat publike ose të cilat i tangojnë ata në përditshmërinë e tyre”, tha Orhan Murtezani, Qendra për Demokraci dhe Zhvillim.

Ai më tej shtoi se porosia e këtij debati është që shoqëria të jetë më koshiente dhe më aktive për atë që na rrethon dhe që ndodh rreth nesh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori