Aktiviteti fizik është një pjesë e rëndësishme për disa njerëz dhe është një domosdoshmëri për çdo fazë të jetës, edhe gjatë tentativës për të pasur një fëmijë, ose gjatë shtatzënisë
Një prej këshillave më të zakonshme edhe për fertilitetin është “ha mirë dhe bëj aktivitet fizik”, përpos vitaminave dhe ushqimeve që mund të konsumohen.
Për shumë gra, aktiviteti fizik ndikon direkt në ciklin e periodave. Ndërsa për disa gra, humbja e peshës është gjithashtu e rëndësishme për të sjellë në jetë një fëmijë, por kjo mund të sjellë edhe probleme me ngjizjen.
Ndaj, duke marrë parasysh lidhjen mes stërvitjes dhe fertilitetit, këshillave të mjekëve dhe të ekspertëve, mendojmë se ka ardhur momenti për të hedhur dritë përmes këtij artikulli.
Aktiviteti fizik dhe fertiliteti
Edhe nëse nuk do të humbasësh peshë, ushtrimet duhet të jenë ende pjesë e rutinës tënde. Ushtrimet për 30 minuta në ditë zvogëlojnë rrezikun e fertilitetit. Ushtrimi i tepërt fizik, duke i kaluar 60 minuta aktivitet fizik në ditë, mund të kenë një efekt të kundërt, pasi mund të rrisë rrezikun e infertilitetit. Kur bëhet fjalë për llojin e stërvitjes, një rregull i përgjithshëm është t’i përmbahesh aktiviteteve që nuk të shterojnë energjinë.
Dihet prej kohësh se aktiviteti fizik është i dobishëm për shëndetin dhe mirëqenien e përgjitshme. Ushtrimi fizik ndihmon në ruajtjen e peshës së shëndetshme dhe përmirëson shëndetin kardiovaskular. Megjithatë, në sferën e fertilitetit te gratë, ushtrimet që marrin shumë energji dhe të lodhin mund të kenë një efekt negativ. Sistemi riprodhues është shumë i ndjeshëm ndaj mungesës së energjisë, e cila mund të vijë si pasojë e lodhjes së madhe në stërvitje. Pesha trupore dhe përbërja e yndyrës së trupit kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në fertilitet.
Një rast konkret
Kur Rohin (27 vjeç), atlete profesioniste dhe Anish (31 vjeç), profesionist në industrinë e softuerëve, të martuar prej 4 vitesh, kishin vështirësi për të sjellë në jetë një fëmijë, bënë kontrollet dhe analizat e duhura. Nova IVF Fertility, klinikë e fertilitetit, zbuloi se Rohin kishte cikël menstrual të çrregullt. Për të identifikuar problemin e saj, u krye historiku i detajuar i pacientes dhe ekspertët dolën në përfundimin se Rohin ishte ushtruar për të paktën 2 orë në ditë. Analiza e spermës së Anish-it tregoi se të gjithë parametrat e tij ishin normalë.
Bazuar në këtë rast, u vërtetua se ajo kishte probleme të ovulumit, të shkaktuara nga ushtrimet. Kjo, nga ana tjetër i shkaktoi edhe parregullsi menstruale. Ajo u këshilla me ekspertët, të cilët i sugjeruan që të ndalonte stërvitjen, në mënyrë që përqindja e yndyrës në trupin e saj të rritej. Pasi masa e yndyrës në trupin e Rohin u përmirësua, ndërsa ovulimi u bë i rregullt. Më pas, çifti lindi fëmijë.
Stresi i ushtrimeve nuk është shkaktari kryesor për fertilitetin, por i kombinuar me përpjekjen e trupit për të ruajtur energjinë, si dhe përshtatjet e metabolizmit, ndodhin ndryshime në hormonet riprodhuese në të gjitha nivelet. Përqendrimet e estrogjenit dhe progesteronit bien, duke rezultuar si një spektër i çrregullimeve menstruale, të lidhura me stërvitjen. Spektri mund të përfshijë çrregullime të rënda menstruale.
Cilësia e dobët e endometrit, abortet spontane dhe infertiliteti janë të gji ajtur një peshë trupore të shëndetshme dhe duke pasur nivelet e duhura të energjisë.tha pasoja klinike të një cikli të çrregullt. Kjo mund të parandalohet duke mb
Hormonet përgjegjëse për ovulimin, GnRG, FSG, LH dhe estradioli nuk janë në nivelet e duhura kur teprohet me stërvitjen dhe kjo sjell edhe probleme me infertilitetin, citon Anabel.
Hormoni leptin, i cili është përgjegjës për oreksin dhe marrjen e yndyrës së shëndetshme dhe kalorive të mjaftueshme, është gjithashtu në nivele të ulëta. Kjo, mund të ndodhë nga ushtrimet fizike të cilat mund të prekin/kalojnë 7 orë në javë.
Pra, kujdesuni për veten dhe kryeni aktivitet fizik, por pa e kaluar masën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?