Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Krasniqi ka hedhur një mori kritikash ndaj partisë, duke përfshirë ministra, deputetë, e zyrtarë tjerë.
Krasniqi në një postim në Facebook përmend Mimoza Kusarin, Salih Zybën, Armend Mujën, Luan Dalipin, Nazlie Balajn, Dejona Mihalin, gjersa përmend edhe disa deputetë që siç shkruan ai “me tu dhimtë që po lejojnë me ndodhë” gjithë ato parregullsi.
Lexoni të plotë e pa ndërhyrje shkrimin e Krasniqit, i cili para pak ditësh me familje ka emigruar në Finlandë:
Një ndër veprimet që gratë në të kaluarën i kanë shpëtuar mbijetesës nga dhuna ka qene gojë paqë e mos folshë! Ama kur e di që parimi kryesor në Lëvizjen VETËVENDOSJE ka qenë se është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen – atëherë po ndajë diçka të dhimbshme që po ndodhë brenda organizatës që e kemi ndërtu me sakrificë, gjak shpresë e po e shkatërron mendësia fashiste edhe e injorantëve me ego e të paaftë!
‘Ju që ju keni bashkëngjitë në bisht kësaj organizate, edhe ju që votoni për inate e qëllime jo parimore, sa të ua do zemra më shani e vjellni’ Këta që do ti përmend janë të hapur për debat, argumentim e përgënjeshtrim!
– Mimoza Kusari Gjeneral – e shoku Salih Zyba ushtar i keq që i palohet sepse tashmë e kanë shitë kurrizin për një punësim të gruas, tezës mikut etj! E tjerash skena e skenari i djeshëm në kuvend ishte për marre! Marrja askë se ka mbytë!
– Armend Muja – me statistika të rrejshme e gënjen edhe Kryeministrin edhe qytetarët! Tash model është rrena jo fjala e dhënë në qeverisje!
– Shoku Luan Dalipi – shefi i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti del në darkë me djalin e Isa Mustafës, pra është normale tash sepse ju ka humbë rruga në oborr!
– Baci Gani, Hydajet Hyseni e axha Avni Dehari – me tu dhimtë çfarë po lejojnë me ndodhë! Edhe këta i janë paluar si ushtar gjenerales Kusari përderisa ajo e ka kap çdo pozitë bord e ndërmarrje e vendimmarrje!
– Deputetët e tjerë mjerim!
– Fashistja Nazlie Bala kujdesët me i pa postimet dhe më të kërcënuar e me të përjashtuar nga lëvizja sepse “nuk bënë me fol”
– Shoqja Dejona Mihali – që e ka hangër shumë bukën në shtëpinë tonë kujdesët me të shti në listë të zezë se ua shpërfaqë interesat e grupeve!
– Sot mbi 80% të qendrave në Kosovë janë jashtë funksionit, e ato që janë improvizojnë!
– Lëvizja VETËVENDOSJE! në diasporë është për toke! E harruar sepse kështu çdo herë u pa e konsideruar mërgata, për vota e lekë jo për angazhim e bashkëqeverisje!
– Qytetarin që as shqip nuk di (sepse vet kanë heqë dorë nga të qenurit shqiptar – në vitet 1970, unë nuk jam racist por ai është i dobët) ta sjellin në krye të sekretariatit në Lëvizje – thua që organizata me 20 mijë aktivist nuk paska një djalë në gjirin e saj! Dështim!.
– Shoqja ime, zonja e kunata bashkëaktivistja Albulena Haxhiu – e merr këshilltare një hiqe nga LDK-ja që në 2020 në kohën e pandemisë ajo si deputete e LDK-së të ka rrëzuar nga pushteti, dhe ju dukët marifet! Ajo që tërë jetën ka pas pushtet dhe na keqqeverisë sot qenka ba vlerë! Haj medet!
– Ministrat e tjerë regres të paaftë!
Këto janë të dhimbshme sa të çahet zemra! Një organizatë me mija aktivist që kanë humbë vite, afate të provimeve, janë burgosë kanë derdhë ndjersë e sakrificë, sot janë të poshtruar të harruar dhe nuk ekzistojnë! Është e pafalshme me u shëndrru nga aktivisti – në klientelë! Por ju konvenon se aktivistit nuk mundët me ja ulë kurrizin e klientelën e përdorë edhe për një përdorim me pak pushtet!
Ju duhet të reflektoni për vetën tuaj, për sakrificën e Astrit Deharit, për shpresën e Kosovës, përpara se me ra në humnerë të thellë! Tërë jetën do të mbesë me lëvizjen po jo me pakurrizor e fashista! Borxh ja kam jetën atij vendi dhe është pak, por jo më edhe asnjë pikë ndjersë për të pabesë bukëpërmbysës e njerëz pa parime e ideale!
Për ata qe e duan zhvillimin dhe mirëqenien e Kosovës këto janë të ditura, për ata që e duan Lëvizjën dhe nuk duan që organizata të dëmtohet janë të ditura! Koha e së vërtetës është sot, ata që nuk shohin as deri të hunda nuk kanë me e pa as nesër!
Ju përqafojë
Ushtari e aktivisti rebel!
p.s: çdo heshtje dëmton Lëvizjen VV – çdo zë kritikë që shpërfaqë fillesat e kancerit shkatërrues politik nuk ke me mund me e ndalë metastazën!
Për bandat politike PLDK AAK e Nismo za Kosovo nuk lodhëm ato kurrë mos i pafsha!. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025