Uka – djali i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova – ka drejtuar një grup kriminal prej 21 personash, pjesë e të cilit është edhe ish-ministri Astrit Haraqija. Ai do të akuzohet këtë javë për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar.
Rugova, do të akuzohet për veprimtarinë kriminale që lidhet me vizat Schengen të lëshuara nga Ambasada Italiane në Prishtinë. Ngritjen e aktakuzës këtë javë e ka konfirmuar Prokuroria e Shtetit.
Insajderi ka mësuar se lista e të akuzuarve të prokurorit Allen Cansick nis me Ukë Rugovës, pasuar nga: Izet Beqiri, Azad Beqiraj, Fitim beqiri, Visar Beqiri, Florian Petani, Kujtim Avdyli, Edison Idrizaj, Qefser Baholli, Liridona Beqiri, Hamza Beqiri, Driton Voca, Hamza Beqiri, Astrit Haraqija, Valon Selimi, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Azem Koskoviku, Alban Agushi, Haxhi Islami, Ragip Gashi dhe Fadil Ahmeti.
Cansick pretendon se Ukë Rugova ka mbikëqyrur bizneset e Izet Beqirit me Florian Petanin dhe procedimin e vizave në ambasadë. Ndërsa, Izet Beqiri ka vepruar si menaxher i operacionit dhe ka ndërmjetësuar ndërmjet Florian Petanit, të pandehurit Azad Beqira dhe të tjerëve.
Prokurori ka theksuar se provat e përgjimit tregojnë se Florian Petani ka kontakte të mjaftueshme brenda Ambasadës italiane dhe dokumente të fshehta që kanë të bëjnë me Ukë Rugovën.
Prokuroria kishte zgjeruar hetimet ndërkohë për Astrit Haraqijnë për vepra penale të krimit të organizuar, mashtrim, ushtrim të ndikimit, kontrabandim me migrantë, dhe shpërdorim të pozitës zyrtare, si dhe Valon Selimit, Beg Shaqirit, Hasan Shaqirit, Azem Koskovikut, Alban Agushit, Haxhi Islamit, Ragip Gashit dhe Fadil Ahmeti në lidhje me veprat penale krim të organizuar, që lidhet me mashtrim, ushtrim të ndikimit dhe kontrabandim me migrantë.
Dhjetë anëtarët e parë të grupit që cilësohet si kriminal nga Prokuroria janë arrestuar me 5 shkurt të vitit të vitit 2014, pas një hetimi të Policisë dhe Prokurorisë. Aksioni i arrestimit kishte rezultuar me gjetjen e një sasie të madhe provash, kryesisht në shtëpinë e Ukë Rugovës, të cilat konsiderohen baza më e fortë për ngritjen e aktakuzës.
Dyshimet e forta janë theksuar vazhdimisht edhe nga Gjykata, kur kishte vendosur për caktimin dhe vazhdimin e paraburgimit për Ukë Rugovën.
Gjatë bastisjes shtëpisë së ish-deputeti Ukë Rugova më 5 shkurt 2014, Policia kishte gjetur një material voluminoz që dyshohet se është shfrytëzuar për aplikimin e vizave të rrejshme Schengen. Policia kishte zbuluar dhe sekuestruar 40 komplete të aplikimeve për viza me fotografi të aplikuesve, 73 faqe të kopjeve të pasaportave, 22 dëftesa të vizave, 83 dokumente të madhësisë së fotografive, 168 zarfe që përmbanin dokumente të policave të sigurimit shëndetësor, një letër e adresuar ambasadorit të mëparshëm italian në mbështetje të aplikimeve për viza, tri letra të adresuara për Fawzi Habib – zyrtar i Ambasadës Italiane – 16 fotokopje të letërnjoftimeve dhe dokumente të KEK-ut.
Provat e siguruara gjatë bastisjes konfirmohen me rezultatet e përgjimeve dhe të vëzhgimit, si dhe sipas listës së klientëve të grupit që janë siguruar nga një e-mail i dërguar nga Visar Beqiri me datën 2 janar. Provat nga përgjimet po ashtu janë veçanërisht bindëse kundër Florian Petanit.
“Dyshohet që grupi nxjerr dokumente të rrejshme për të mbështetur kërkesat për vizat Schengen të paraqitura në Ambasadën italiane për klientët e tyre dhe anëtarët e grupit kanë shfrytëzuar ndikimin e tyre brenda Ambasadës Italiane për të siguruar që kërkesat mashtruese të miratohen”, thuhet në vendim.
Prokuroria, deri tash, pos bastisjeve në pronat e 15 të dyshuarve, ka intervistuar më tepër së 100 dëshmitarë. Ndërsa, ka shfrytëzuar ndihmën juridike ndërkombëtare me Italinë.
Ukë Rugova është duke u mbrojtur në liri. Ai ka qenë deputet mandatin e kaluar.
Grupi i Rugovës dyshohet se për një vizë italiane ka fituar nga 2700 deri në 3.500 euro. /Insajderi.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
LD themeloi Forumin e Gruas, me të do të udhëheqë deputetja Saranda Imeri
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova