LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë kundër një femre për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Aktakuzë kundër një femre për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurës, D.D., për shkak të veprës penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Prokuroria Speciale njofton se e pandehura D.D., më 29.10.2014, me paramendim dhe me dashje, si dhe me përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste “ISIS” në Siri, përmes vend kalimit kufitar Hani i Elezit, ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës, duke kaluar në Republikën e Maqedonisë dhe nga Aeroporti i Shkupit, ka vazhduar rrugën në drejtim të Stambollit të Turqisë, më pastaj ka përfunduar në qytetin Sedel Faruk në Siri, ku është pritur nga bashkëshorti i saj B.S., nga Shkupi, luftëtar i ISIS-it.

E pandehura D.D., është trajnuar nga i njëjti për përdorimin e pushkës automatike dhe është angazhuar në pikëpamje logjistike në përgatitjen e ushqimit, pastrimin e rrobave ushtarake.


Po ashtu, e njëjta është financuar nga ISIS për shumën e të hollave nga 100 -150 dollar në muaj, si dhe me pako ushqimore.

Pas vdekjes së bashkëshortit të saj, pas martesës me personin e quajtur D.S., pjesëtar i ISIS-it, ka qëndruar dhe vepruar edhe më tutje në zonat e konfliktit në Siri, e që edhe në muajin dhjetor të vitit 2018, përgjatë kufirit me Turqinë është arrestuar nga forcat demokratike siriane ku edhe me datë 19.04.2019, e njëjta është riatdhesuar në Kosovë.

Me këto veprime e pandehura D.D., ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori