LAJMI I FUNDIT:

Aksioni “Goditja”, Policia zbulon sasi floriri dhe para në Shtërpcë

Aksioni “Goditja”, Policia zbulon sasi floriri dhe para në Shtërpcë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar një sasi të floririt dhe një shumë të parave në Shtërpcë.

Policia bën të ditur se plani operativ “Goditja” është realizuar ditën e premte rreth orës 21:06, transmeton Telegrafi.

“Me datën 08.09.2023 rreth orës 21:06 policët e stacionit në Shtërpcë, derisa ishin në zbatim të planit operativ ‘’Goditja’’ në pikë kontrolli, në fshatin Drajkovc të Shtërpcës kanë ndaluar një veturë Audi me targa të huaja. Gjatë kontrollimit të personave dhe veturës, në veturë në një qantë janë gjetur sasi e floririt rreth 600 gram (gjerdan, zinxhirë, byzylykë dhe unaza) pa dokumente dhe një shumë e parave, të cilat më pas janë konfiskuar”, njofton Policia.


Tutje, Policia njofton se i dyshuari, H.R (M/MV) i moshës 36 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë pas intervistimit nga policët hetues.

Kurse, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj sasia e floririt dhe paratë e gjetura janë konfiskuar me dyshimin për tregti të ndaluar, evazionit të taksave dhe tarifave doganore, ndërsa janë njoftuar Dogana e Kosovës, të cilët do të merren me rastin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori