LAJMI I FUNDIT:

Aksionari italian: Investova 30 milionë euro në “AgroKosova Holding”, AKP goditi biznesin tim

Aksionari italian: Investova 30 milionë euro në “AgroKosova Holding”, AKP goditi biznesin tim

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) me 3 shkurt nën asistimin e Policisë së Kosovës kanë shkuar në zyrat e Ndërmarrjes “AgroKosova Holding”, me ç’rast kanë marrë nën administrim këtë ndërmarrje.

Njëri prej aksionarëve italian të kësaj ndërmarrje në një intervistë për RTV Dukagjinin thotë se AKP me këtë veprim ka goditur një investitorë të huaj.

“Jemi të befasuar në tërësi me vendimin e  AKP-së, pasi zotimet e marra janë përmbushur plotësisht. Kemi paguar mbi 15 mijë euro paga mujore për punëtorët, kemi investuar rreth 30 milionë euro, 25 milionë prej të cilave tashmë të vërtetuara me vendim gjykate”, tha ai, përcjell Telegrafi.


“AKP nxori përfundime të gabuara dhe bëri vetgjygjësi pasi nuk ka pasur asnjë auditim. Ky akt i njëanshëm po shkakton dëme të mëdha financiare dhe në imazhin e kompanisë”.

Giani Gislanzone thotë sa ka interesa të ndërthurura në këtë vendim.

“Partneri Gjankarlo Fantinelli edhe në të kaluarën ka tentuar të marrë kontrollin e kompanisë, por falë vendimit të drejtësisë kosovare ne kemi fituar të drejtat tona me një vendim përfundimtarë i cili ka përcaktuar aksionet për ata që kanë zhvilluar Ago Kosovën, ekonominë e Suharekës dhe të Kosovës”.

“Ky nuk është një sulm kundër biznesmenit kosovar që edhe në ta kaluarën e ka bërë grupi i Fantinellit, por sulm kundër grupit tim plotësisht italian”, deklaroi tutje Gislanzone./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Hoti: Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë, 60 për qind më të larta se në 2021-ën

Hoti: Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë, 60 për qind më të larta se në 2021-ën

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
U mbajt takimi informues i “Diaspora Economic Forum” -  një hap i rëndësishëm për bashkëpunim mes bizneseve vendore dhe diasporës

U mbajt takimi informues i “Diaspora Economic Forum” - një hap i rëndësishëm për bashkëpunim mes bizneseve vendore dhe diasporës

Ekonomi
Kalo në kategori