LAJMI I FUNDIT:

Aksidentohet Ministri i Kulturës Ismaili, nuk ka të lëndur

Aksidentohet Ministri i Kulturës Ismaili, nuk ka të lëndur

Aksident në komunikacion ndodhi rreth orës 16:30 në afërsi të pikë pagesës së Tetovës në aksin rrugor Tetovë-Gostivar.

Në aksident nuk ka të lënduar, po ka vetëm dëme materiale, ndërsa në njërën prej veturave ishte edhe ministri për Kulturë, Hysni Ismaili nga Tetova.

Burime të afërta me ministrin Hysni Ismaili, thonë se ai dhe shoferi i tij janë në gjendje të mirë shëndetësore, pas aksidentit që ka ndodhur sot pasdite në Tetovë. Të njëjtat burime thonë se Ismaili dhe shoferi i tij kanë kaluar vetëm me lëndime të lehta në këtë aksident.


“Ka ndodhur një aksident në komunikacion në të cilën kanë marrë pjesë një veturë e markës “Passat” në të cilën ishin dy persona dhe një kamion të drejtuar nga E.K. (55) nga Gostivari. Passati është targa të Shkupit, nën pronësi të Qeverisë, ndërsa kamioni është me targa të Gostivarit.

Nuk ka të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale”, informojnë nga SPB Tetovë.

Në vendin e ngjarjes policia po bën ekspertizë./Telegrafi/