Një grua ka ndërruar jetë dhe tetë të tjerë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur të hënën rreth orës 18:15 në Komoran të Drenasit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit ka ardhur nga mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes.


Tutje në raport bëhet e ditur se të përfshira në aksident janë gjashtë vetura, ndërsa një person që dyshohet që shkaktoi aksidentin pas trajtimit mjekësorë është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës gjashtë (6) automjete janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident një femër kosovare ka ndërruar jetë, si dhe si dhe lëndime trupore kanë pësuar 8 persona. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi ndërsa i dyshuari m/k që dyshohet se ka shkaktuar aksidentit pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/