LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti tragjik në Velipojë, vdes 10 vjeçarja

Aksidenti tragjik në Velipojë, vdes 10 vjeçarja

Është thelluar bilanci i viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur ditën e diel në Shkodër.

Ka ndërruar jetë edhe vajza 10-vjeçare e familjes Preka, e cila mbahej në jetë nga aparaturat.

Mjeti “Alfa Romeo”, ku udhëtonte familja me mbiemrin Preka, babai, nëna dhe tre fëmijët e tyre u përplas me një veturë xhip, ku udhëtonin 2 persona të tjerë.
Përplasja ishte fatale për babain 40-vjeçar, Edmond Preka, djalin më pak se një vjeç dhe një vajze, ndërsa vajza tjetër Nomei Preka ka ndërruar jetë ditën e sotme në spital.


Nëna, 36 vjeç, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të plagosur kanë mbetur dy personat që ndodheshin në mjetin tjetër.

Rrethanat e këtij aksidenti tragjik janë duke u hetuar nga policia dhe grupi i ekspertëve.

Aksi ku ka ndodhur aksidenti, pak kilometra larg plazhit të Velipojës është një rrugë e drejtë, ku makinat ecin me shpejtësi tej normave. Çdo vit, sidomos sezonin e verës, kjo pjesë rruge provokon aksidente të rënda. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori