Aktorja amerikane, Anne Heche, nuk pritet të mbijetojë, ka thënë familja e saj, pas një aksidenti me makinë në fillim të kësaj jave.

Ajo mbetet në koma dhe kishte "një dëmtim të rëndë anoksik të trurit", thuhet në një njoftim - kur truri është i privuar nga oksigjeni.


“Ne duam të falënderojmë të gjithë për urimet dhe lutjet për shërimin e Anne dhe falënderojmë stafin e përkushtuar dhe infermieret e mrekullueshme”, shtuan ata.

Screenshot 3 37 Anne Heche (Foto: Reuters)

Makina e saj u përplas në një shtëpi dykatëshe në Los Angeles javën e kaluar.

Policia tha të premten se testet paraprake të gjakut kanë zbuluar praninë e drogës - por nevojiteshin testime shtesë për të përjashtuar çdo substancë të dhënë në spital.

Screenshot 4 25 Pamje pas aksidentit të Anne Heche

53-vjeçarja nënë e dy fëmijëve ka luajtur në filma duke përfshirë “Donnie Brasco”, “Cedar Rapids” dhe “Psycho” të vitit 1998.

Heche është shfaqur gjithashtu në “”Dancing ëith the Stars” të Amerikës.

Screenshot 5 27 Pamje pas aksidentit të Anne Heche

Ajo është gjithashtu ish-partnerja e prezantueses amerikane, Ellen DeGeneres. /Telegrafi/

16597921432585 Anne Heche (Foto: Getty Images)