Aksidenti i rëndë në rrugën Ferizaj-Shtime ku katër persona kanë ndërruar jetë dhe përplasjet në Kuvendin e Kosovës pozitë-opozitë kanë shënuar këtë javë.
Po ashtu javën që po lëmë pas, saktësisht të premten, është zhvilluar një bisedë telefonike ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe këshilltarit amerikan Derek Chollet vetëm dy ditë para takimit të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Kryeministri Kurti dhe presidenti i Serbisë të hënën në Bruksel do ta kenë në tavolinë Planin evropian për normalizimin e raporteve.
Aksidenti i rëndë në rrugën Shtime-Ferizaj, katër të vdekur dhe dy të lënduar rëndë
Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur rreth orës 19:00 mbrëmjen e së mërkurës në rrugën Ferizaj – Shtime, ku si pasojë katër persona kanë ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë janë të lënduar, njëri rëndë.
Rastin e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ndërkaq në aksident janë përfshirë tri automjete.
“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën”, ka deklaruar Veseli.
Ndërkaq, prokurori i rastit, Besnik Nuredini ka thënë se në një automjet dyshohet se kanë qenë katër viktimat.
“Në një automjet dyshohet se kanë qenë katër viktimat, në automjetin tjetër të aksidentuar janë dy të plagosurit që janë në gjendje të rëndë, derisa vetura e tretë duke tentuar për të shmangur përplasjen ka lëshuar rrugën dhe ka rënë në hendek”, kishte deklaruar prokurori i rastit, Besnik Nuredini.
Ndërkaq, kolonel Kanun Veseli, ka njoftuar se njëri nga viktimat është 21-vjeçar, tjetri 23-vjeç derisa dy viktimat tjera janë të moshës rreth 40 vjeçar.
Ndërkaq, mësohet se dy personat e lënduar janë burrë dhe një grua shtatzënë, të cilët janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Përplasjet në Kuvend pozitë-opozitë
Kuvendi i Kosovës të enjten ka zhvilluar një seancë plenare, ndërkaq përveç diskutimeve tjera Kuvendi ishte edhe arenë e përplasjeve ndërmjet pozitës dhe opozitës.
Përplasje në Kuvend kishin të bëjnë me rastin e Astrit Deharit, pastaj Demarkacionit me Malin e Zi, etj.
“Marre të koftë”, ishte shprehja që për të disatën herë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e përsëriti në seancën e Kuvendit të enjten teksa iu drejtua deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha.
Kjo pasi ky i fundit në foltoren e Kuvendit përmendi rastin e Astrit Deharit duke akuzuar Qeverinë Kurti për ndërhyrje direkte. Ai po ashtu tha se Lëvizjes Vetëvendosje nuk i konvenon zbardhja e këtij rasti, raporton Telegrafi.
Deputeti i PDK-së u pengua të flasë nga ministrja Haxhiu dhe deputetët e VV-së, të cilët në shenjë revolte bënin zhurmë nga ulëset.
Madje, Haxhiu u ngrit në këmbë duke i thënë Berishës “si nuk të vjen marre me fol për rastin e Astrit Deharit”.
“Juve ua kisha ndalu me ligj me fol për rastin e Astrit Deharit sepse ju keni qenë në Qeveri kur është vrarë Astrit Dehari. Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka qenë në Qeveri. Prandaj, asnjë fjalë për Astrit Deharin! Asnjë zë! Si s’ju vjen marre?”, tha ministrja e Drejtësisë.
Përplasje ka pasur edhe ndërmjet kryeministrit, Albin Kurti dhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj.
Duke e pyetur rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, kryeministri Albin Kurti tha se nuk mund ta bart barrën e gabimeve të qeverive të mëhershme, ndërkaq tha se janë të gatshëm që në një moment të përshtatshëm të koordinohen me Podgoricën zyrtare për të rregulluar këtë çështje.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/02/perplasje.jpg)
I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit të LDK-së, Selmanaj.
“E di lojën e fjalëve që dini t’i përdorni… por po ju them kështu… Unë jam i bindur q ti s’ke me u marr me këtë temë kurrë… jam i bindur për këtë punë. Ti një ditë ke me u hjek prej kryeministrit, besoj ndoshta edhe shpejt…”.
“Por një gjë që ke vendos në Kosovë, një standard e që ka me shku gjatë është që mashtrimin e gënjeshtrën e ke bo standard se si dikush me ardh në politikë e në pushtet”, tha deputeti.
Biseda telefonike Kurti-Chollet, takimi i së hënës dhe çështja e Asociacionit
Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti kanë zhvilluar të premten një bisedë telefonike dy ditë para takimit të 27 shkurtit në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Këshilltari Derek Chollet theksoi se SHBA-të mbështesin një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të Bashkimit Evropian.
“Bisedova me kryeministrin Albin Kurti përpara takimit të liderëve të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
SHBA-të mbështesin një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të BE-së”, shkruan Chollet.
Këshilltari amerikan tha se tani është koha për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se të dy vendet duhet të zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara.
“Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që kanë nënshkruar tashmë përmes procesit të Dialogut, duke përfshirë përparimin drejt themelimit të Asociacionit…”, shkruan ai.
Ndërkaq, në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit thuhet se gjatë kësaj bisede kryeministri konfirmoi qëndrimin e tij për propozimin evropian si bazë të mirë për bisedimet e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/02/Derek-Chollet-dhe-Gabriel-Escobar-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg)
Për marrëdhënie normale, evropiane e të fqinjësisë së mirë, Kurti theksoi që përveç njohjes reciproke në qendër të marrëveshjes, duhet t’i konsiderojnë edhe të drejtat e pakicave kombëtare.
Kryeministri falënderoi Cholletin për mbështetjen përgjatë procesit të dialogut dhe vëmendjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndryshe, të hënën, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, fillimisht do të ketë takime bilaterale me liderët ndaras, e pastaj takim të përbashkët.
Në BE thonë se nuk presin që ky takim të jetë për krizat, por për marrëveshje.
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, deklaroi se pret që Kosova dhe Serbia të pranojnë planin e zbatimit të propozimin evropian për normalizimin e raporteve gjatë rundit të ri të dialogut që do të zhvillohet më 27 shkurt në Bruksel.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 23 shkurt se propozimi evropian nuk është produkt i negocimit. Sipas tij, aleatët e Kosovës e kanë dizajnuar propozimin evropian si një pako që do të avancojë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Kosova nënshkruan Konventën e Lubjanës-Hagës për hetimin e krimeve të luftës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1-7-780x439.jpg)
Kosova nënshkruan Konventën e Lubjanës-Hagës për hetimin e krimeve të luftës
![Në 11 komuna përfundon numërimi i votave për kandidatë - KQZ shpalos të dhënat e reja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votat-780x439.jpg)
Në 11 komuna përfundon numërimi i votave për kandidatë - KQZ shpalos të dhënat e reja
![Mbreti Charles i shkruan Osmanit për 17 vjetorin e pavarësisë: Vendet tona ndajnë lidhje të forta, pres të forcojmë miqësinë tonë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/mb2-1-e1739709733969-780x439.jpg)
Mbreti Charles i shkruan Osmanit për 17 vjetorin e pavarësisë: Vendet tona ndajnë lidhje të forta, pres të forcojmë miqësinë tonë
![Mickoski: Nuk është e drejtë që Maqedonia të përballet vazhdimisht me kushte të reja për tu bërë pjesë e BE-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/mickoski-hristijan-780x439.jpg)
Mickoski: Nuk është e drejtë që Maqedonia të përballet vazhdimisht me kushte të reja për tu bërë pjesë e BE-së
![Eksperti i sigurisë: Izolimi diplomatik po rrezikon sigurinë kombëtare, Kosova duhet të përmirësojë marrëdhëniet me SHBA-të](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-27-780x439.png)
Eksperti i sigurisë: Izolimi diplomatik po rrezikon sigurinë kombëtare, Kosova duhet të përmirësojë marrëdhëniet me SHBA-të
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë