LAJMI I FUNDIT:

Aksident tragjik në Greqi, vdesin pesë persona – dyshohet se janë shqiptarë

Aksident tragjik në Greqi, vdesin pesë persona – dyshohet se janë shqiptarë

Një aksident tragjik raportohet të ketë ndodhur pasditen e kësaj të marte në Greqi, me pasojë humbjen e 5 jetëve, dyshohet shqiptarë.

Sipas të dhënave të deritanishme të Protothema, një makinë me targa shqiptare, në të cilën ndodheshin të 5 viktimat, u përplas kokë më kokë me një kamion. Aksidenti tragjik ndodhi pranë qytetit verior të Edessa, në kilometrin e 87-të autostradës Florina-Selanik.

Si shkaqet ashtu sikurse rrethanat e këtij aksidenti momentalisht nuk janë të qarta. Megjithatë, dyshohet se shoferi i makinës ku udhëtonin viktimat humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kahun e kundërt të rrugës, duke i dalë para kamionit.


Të gjithë personat që ndodheshin në mjet gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes. Për nxjerrjen e trupave të tyre u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, ndërsa policia në vendngjarje nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

I plagosur nga përplasja mbeti edhe shoferi i kamionit, i cili u dërgua në spital.

Protothema shkruan se identiteti i viktimave nuk dihet ende, por thekson se ata janë të gjithë të huaj dhe se makina me të cilën udhëtonin ishte me targa shqiptare./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori