LAJMI I FUNDIT:

Aksident tragjik në Francë, humbin jetën dy shqiptarë

Aksident tragjik në Francë, humbin jetën dy shqiptarë

Një përplasje e fortë mes dy makinave në Fillière (Haute-Savoie) të Francës, çoi në vdekjen e 2 personave, dhe plagosjen e 3 të tjerëve paraditen e kësaj të mërkure.

Viktimat janë të dy shqiptarë, të moshës 33 dhe 43 vjeç, identiteti i të cilëve momentalisht nuk bëhet i ditur

Ngjarja e rëndë, sipas asaj që shkruajnë mediat franceze, ndodhi rreth orës 11:00. Sipas të dhënave të para, makina që drejtohej nga një prej viktimave humbi kontrollin dhe përfundoi në kahun tjetër të rrugës, duke u përplasur kokë më kokë me makinën që po vinte përballë.


Të dy shqiptarët gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes.

Ndërsa personat që udhëtonin në makinën tjetër, një nënë 33-vjeçare së bashku me dy fëmijët e saj, një 3 vjeç dhe tjetri 4 muajsh mbetën të plagosur. Ata u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Autoritetet policore në vend mësohet se kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit të rëndë./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori