Aksident i tmerrshëm në Beograd, futet në kahjen e kundërt me Mercedes – përplaset direkt me një veturë tjetër

Në periferi të Beogradit në Serbi ka ndodhur një aksident i tmerrshëm trafiku.
Në fakt shoferi i një Mercedesi shkaktoi aksidentin, kur u fut në kahjen e kundërt me veturë, transmeton Telegrafi.
Edhe pse u fut në korsinë e gabuar, ai vazhdojë të lëvizë me shpejtësi të madhe, kur për një moment përplaset me një mjet tjetër që vinte nga kahja e kundërt.
Videoja është realizuar nga një shofer tjetër, që kishte të vendosur kamerë në veturë dhe kapi momentin e përplasjes.
Deri më tani nuk dihet asgjë për fatin e shoferit të Mercedesit e as të veturës tjetër me të cilën u përplas. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/06/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































