Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë - Gjilan

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 18:30, në magjistralen Gjilan - Prishtinë.
Përveç dëmeve materiale, nuk dihet nëse ka të lënduar.
Ndërsa disa fotografi që i ka siguruar Telegrafi, shihen të jenë përfshirë së paku tri automjete.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar Policia dhe Ambulanca.
Telegrafi ka tentuar të flasë me policinë lidhur me rastin, por për momentin nuk ka arritur të marrë përgjigje.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































