Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Landovicë të Prizrenit, në mes të një veture dhe një kamioni.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona. Lajmin për Telegrafin, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.


Ndonëse në media është raportuar se të lënduarit kanë qenë fëmijë, Berisha nuk ka dhënë detaje për këtë.

"Rreth orës 18:00 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture me targa të huaja dhe një kamioni në Landovicë. Si pasojë janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor", ka thënë Berisha.

Ai ka theksuar se dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e një tejkalimi të rrezikshëm, ndërkaq ka theksuar se policia dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/

37754039 2281343655239707 2387340168274116608 n

37862864 2281343838573022 1058350907479031808 n