Aksident me pasojë vdekjen në Lezhë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Lezhë.
Rreth orës 22:10, policia ka marrë njoftim se në rrugën nacionale Lezhë-Milot ndodhej një shtetas i shtrirë në tokë.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se një mjet ka përplasur shtetasin me iniciale N.Q., 53 vjeç, banues në Ishull-Shëngjin, i cili ka ndërruar jetë.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit që ka shkaktuar aksidentin, raportojnë mediat.
Nga
Telegrafi
30/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































