Aksident i rëndë në Zabel të Drenasit, vdes një 17 vjeçar

Në pasditen e së dielës, në rrugën Komoran-Drenas, konkretisht në fshatin Zebel i Ulët, ka ndodhur një aksident me fatalitet.
Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një motoçikletë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelan.
“Rreth orës 14:30 në fshatin Zabel i Ulët ka ndodhur një aksident me fatalitet. Të përfshira një motoçikletë dhe një veturë Golf 4”, tha Kelani.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.
Nga
Telegrafi
11/11/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































