LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Vushtrri, lëndohen katër persona

Aksident në Vushtrri, lëndohen katër persona
Foto: Arkiv

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të komunikacionit që ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Vushtrri, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar në ora 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësishtë në Vushtrri, si pasojë e aksidentit ndërmjet dy veturave civile, katër persona kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Vushtrrisë”, tha Zahiti. /Telegrafi/