Një aksident me fatalitet është shënuar në aksin Shkodër-Velipojë.

Mësohet se automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin anësor, pranë Bërdicës.


Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. /tch/