LAJMI I FUNDIT:

Aksident në rrugën Ohër-Resnjë, lëndohet një person

Aksident në rrugën Ohër-Resnjë, lëndohet një person
Foto: Ilustrim

Dje në autostradën Ohër-Resnjë, afër lokalitetit të quajtur “Prentov Most” ka ndodhur një aksident në komunikacion në të cilën R.N. (73) nga Ohri, duke drejtuar një kamion humbi kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Siç informojnë nga Ministria e Brendshme, në aksidentin ka pësuar lëndime R.N. dhe u dërgua në spitalin “Shën Erazmo”.

Inspektim në vend u krye nga ekip policorë i SPB-Ohër./Telegrafi/