LAJMI I FUNDIT:

Aksident në qendër të Prishtinës, një i vdekur dhe katër të lënduar

Aksident në qendër të Prishtinës, një i vdekur dhe katër të lënduar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 02:00, në kryqëzimin që lidh rrugën “Agim Ramadani” me rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur ndërkaq katër të tjerë janë lënduar.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat ishin në lëvizje, vetura e tipit “Toyota Korolla , ngjyrë e bardhë , me targa të Republikës së Kosovës dhe vetura e tipit “Golf IV”, ngjyrë hiri me targa të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar pesë persona, njëri prej të cilëve nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti në vend ngjarje ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për viktimën: Rr. H. 38 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, ( vozitësi i veturës Golf IV), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor në vendngjarje.


Ndërsa personat e tjerë të lënduar ( pasagjerë në veturën Toyota), janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Lidhur me këtë aksident një person B.B 28 vjeç mashkull shtetas i Republikës së Kosovës, (ngasësi i automjetit Toyota), është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh. Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Po rrëshqasim në vend të pasigurt, mbrëmë mund t’i kishim 100 viktima

“Po rrëshqasim në vend të pasigurt, mbrëmë mund t’i kishim 100 viktima", hetues e sociologë japin alarmin pas përleshjeve të armatosura në Prishtinë

Siguri
Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Lajme
Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Rreth 100 plumba të shkrepur mes dy grupeve – pamje nga vendi ku ndodhi vrasja dhe plagosja e pesë personave në Prishtinë

Kronika e Zezë

"Lëndime në krahun e majtë dhe kafazin e kraharorit" - Shurdhiqi nga Kardiokirurgjia flet për gjendjen e njërit nga të plagosurit

Jehona Hulaj
Shqipëria sytë tek industria ushtarake, Qeveria akordon milionat për KAYO-n

Shqipëria sytë tek industria ushtarake, Qeveria akordon milionat për KAYO-n

Lajme
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Kalo në kategori