Në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një aksident në magjistralen Mitrovicë- Vushtrri, më saktësisht afër fshatit Kçiq.

Dy vetura civile janë aksidentuar njëra me tjetrën, ndërsa aksidenti ka ardhur si pasojë e kushteve klimatike, raporton për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.


Raportohet për tre të lënduar, ndërsa njëri nga ata është dërguar në QKUK.  /Telegrafi/

23

2